18 Maj 2025, 12:43
Nga M.B
Giorgia Meloni dhe Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale lajmin se nga 1 qershori 2025, shqiptarët e Italisë do nisin të përfitojnë nga marrëveshja për pensionet. Ai e quan kryeministren italiane Giorgia Meloni si "motra" që solli në Tiranë dokumentin final të procesit të gjatë ligjor mbi zbatimin e Marrëveshjes së Pensioneve. Gjithashtu Rama thotë se kjo marrëveshje tregon për nivelin e ri të marrëdhënieve mes Shqipërisë e Italisë.
POSTIMI:
LAJM I MIRË
dhe i ndarë veç për t’i dhënë vëmendjen e duhur, jashtë vorbullës së Samitit të Komunitetit Politik Europian:
Motra solli në Tiranë dokumentin final të procesit të gjatë ligjor mbi zbatimin e Marrëveshjes së Pensioneve me Italinë, që do të thotë se nga 1 qershori 2025 shqiptarët e Italisë do të nisin të përfitojnë nga kjo marrëveshje kuptimplotë për nivelin e ri të marrëdhënieve mes Shqipërisë e Italisë
Njohja e periudhave kontributive ndërmjet dy shteteve i mundëson qytetarëve shqiptarë të përfitojnë pensione nga të dyja shtetet, për sa kohë ata kanë realizuar periudha pune në Shqipëri dhe Itali.
Kjo marrëveshje përfshin rreth 500 mijë shtetas shqiptarë dhe 4 mijë shtetas italianë, të cilët mund të sigurojnë bashkimin e periudhave kontributive dhe të shmangin humbjen e çdo viti pune që mund të ketë kaluar pa mundësinë për të përfituar pension. Kjo do të sjellë një mundësi të re për ata që kanë jetuar dhe punuar si emigrantë për t’u siguruar se periudhat e punës së tyre nuk do të humbasin dhe do të llogariten për pensionet.
Marrëveshja për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore është një hap i rëndësishëm për forcimin e lidhjeve sociale dhe ekonomike mes Shqipërisë dhe Italisë, duke ofruar mbështetje për ata që janë të angazhuar në tregun e punës në të dy shtetet.
itali shqiperi pensionet
Politike
18 Maj 2025, 12:23
M.B
Edi Paloka
TIRANA-Policia ka referuar në SPAK materialet mbi kallëzimin e depozituar nga gazetarja Besarda Demushi, ndaj deputetit të Partis...
Politike
18 Maj 2025, 11:56
M.B
Sali Berisha
BRUKSEL- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka postuar në rrjetet sociale disa imazhe ku shfaqet duke biseduar me&nbs...
Politike
18 Maj 2025, 10:47
M.B
Kancelari Merz dhe kryeministrja Meloni
GJERMANIA- Kancelari gjerman Friedrich Merz e sheh të mundshme të zhvillohen procedu...
Politike
18 Maj 2025, 10:14
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me dije se ka përfunduar numërimi dhe vlerësimi i fletëve t&eu...
Politike
18 Maj 2025, 09:42
M.B
Elvis Roshi
TIRANA- Policia ka njoftuar se ka zhvilluar një operacion kundër krimeve zgjedhore, duke ushtruar kontrolle fizike dhe në b...
Politike
18 Maj 2025, 09:22
M.B
Foto nga samiti
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje nga Samiti i Komunitetit Politik Evropian, i mbajtur më 16 maj në Tira...
Politike
18 Maj 2025, 08:28
M.B
Blerina Gjylameti dhe Olta Xhaçka
TIRANA- Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për kandidatë për qarkun e ...
Politike
17 Maj 2025, 22:58
N.F
Foto
TIRANË- Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi përmes një postimi në "Facebook" ka...
Politike
17 Maj 2025, 22:54
N.F
Takimi
TIRANË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar dje me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan. Gjatë samitit t&eum...
Politike
17 Maj 2025, 22:46
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
TIRANË- Është ndërprerë procesi i numërimit të votave në “Parkun Olimpik”. S...