Politike

Votat e diasporës në Greqi/ Përfundon numërimi për 6 qarqe, vijon ende për disa të tjera! Në Kukës përfundon procesi edhe për vlerësimin e votave për kandidatët

Ndërkohë, vijon procesi i numërimit dhe vlerësimit të fletëve të votimit nga Greqia për subjektet zgjedhore në qarqet Korçë, Gjirokastër, Vlorë, Elbasan dhe Berat.

18 Maj 2025, 10:14 Nga M.B
Votat e diasporës në Greqi/ Përfundon numërimi për 6
Foto ilustruese

TIRANA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me dije se ka përfunduar numërimi dhe vlerësimi i fletëve të votimit nga jashtë, konkretisht Greqia, për subjektet zgjedhore në qarqet, Kukës, Durrës, Tiranë, Shkodër, Dibër dhe Lezhë. Ndërkohë, vijon procesi i numërimit dhe vlerësimit të fletëve të votimit nga Greqia për subjektet zgjedhore në qarqet Korçë, Gjirokastër, Vlorë, Elbasan dhe Berat.

Gjithashtu mësohet se ka filluar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për kandidatët e votimit preferencial (në listë “të hapur”) në qarqet Durrës, Tiranë, Shkodër, Fier, Lezhë dhe Dibër.

Sipas KQZ-së, në qarkun Kukës ka përfunduar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për kandidatët e votimit preferencial (në listë “të hapur”).

zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll