Politike

"Mirënjohje Lezhës, Mirditës e Kurbinit që me ‘thonj’ ruajtën fitoren në qark," Këlliçi: Mandat i fituar me betejë deri në votën e fundit!

Këlliçi u shpreh se në qarkun e Lezhës u fitua një betejë deri në votën e fundit.

17 Maj 2025, 22:58 Nga N.F
"Mirënjohje Lezhës, Mirditës e Kurbinit që me
Foto

TIRANË- Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi përmes një postimi në "Facebook" ka reaguar për votat e diasporës shqiptare në Greqi. Këlliçi u shpreh se në qarkun e Lezhës u fitua një betejë deri në votën e fundit. Ai më tej shkruan se Lezha, Mirdita dhe Kurbini e ruajtën fitoren në këtë qarl me thonj.

"Mandat i fituar me betejë deri në votën e fundit! Bravo Kastriot Pirolit per mandatin e fituar me gjak, mund e djersë. Mirënjohje Lezhës, Mirditës e Kurbinit që me ‘thonj’ ruajtën fitoren në qark," shkruan Këlliçi.

Ai në një reagim të mëparshëm u shpreh se masakra e votave të diasporës shkëlqen në qarkun Tiranë. Këlliçi shtoi se kjo vjedhje ja ka kaluar edhe udhëheqësve më totalitar në botë, Lukashenko i Bjellorusisë dhe Kim Jong Un i Koresë së Veriut. Ai theksoi se kryeministri Edi Rama me me vjedhjen e votës së diasporës ka tejkaluar çdo imagjinatë dhe pritshmëri.

"Mirënjohje Lezhës, Mirditës e Kurbinit që me

kellici

Sondazh

Poll