Aktualitet

Si e vrau Noel Disha shokun e tij në Astir, prej ditësh ndiqte 28-vjeçarin, e ekzekutoi pas debatit para lokalit

22 Janar 2020, 11:47 Nga DOSJA
Si e vrau Noel Disha shokun e tij në Astir, prej ditësh ndiqte

Tiranë- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e Vilson Tafçiut, dy ditë më parë në zonën e Astirit në Tiranë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se autori i dyshuar i vrasjes Noel Disha, 29-vjeç (i cili ka edhe dy identitete të tjera N. K dhe M.P)  ndodhet brenda Shqipërisë. Deri më tani nga verifikimet nuk rezulton që ai të ketë dalë jashtë territorit të Shqipërisë.

Po kështu dyshohet se ai ka ndjekur  ditët e fundit viktimën, para se ai ta vriste atë dy ditë më parë. 29-vjeçari ka pasur dijeni për të gjitha lëvizjet dhe ka qenë pikërisht ai që e ka thirrur nga lokali dhe më pas e ka qëlluar për vdekje. Dyshohet se shkak i vrasjes është prishja e pazareve të drogës.

Vrasja: 

 orën 20:45 të 20 janarit  u ekzekutua me armë zjarri në Astir Vilson Tafçiu Noka. 28-vjeçari ishte ulur në një lokal në këtë zonë me dy vajza në momentin që u thirr nga jashtë nga disa persona. Sapo Vilsoni kaloi pragun e lokalit u qëllua me tre plumba në gjoks nga personi e  thirri dhe mbeti i vdekur në vend. Menjëherë pas krimit, autori u largua nga vendi i ngjarjes me një automjet të llojit “Golf 6”, me ngjyrë të zezë.  28-vjeçari Vilson Tafçiu prej tre ditësh qëndronte në Tiranë, pasi kishte ardhur nga Dibra për varrimin e gjyshes, që jetonte në Institut.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet vilson tafciu noel disha ekzekutohet vilson tafciu noel disha

Sondazh

Poll