Aktualitet

Vrau çiftin Kosta për prishjen e një muri në Gjirokastër, Prokuroria kërkon dënim për jetë për Apostol Kostën

22 Janar 2020, 10:11 Nga DOSJA
Vrau çiftin Kosta për prishjen e një muri në

GJIROKASTËR- Prokuroria e Gjirokastrës ka kërkuar burg përjetë për Apostol Kostën, i cili vrau dy vite më parë dy të afërmit e tij për një mur, Aleko dhe Afërdita Kosta.

Ngjarja ndodhi pas disa proceseve gjyqësore për prishjen e një muri, ku më pas Kosta mori armën e zjarrit dhe qëlloi mbi çiftin Kosta, ndërkohë që në vendngjarje u gjetën dhe dy granata. Mësohet se prokurori Emëror Kasaj ka lexuar pretencën për të pandehurin Kosta, duke i kërkuar trupit gjykues dënimin me burgim të përjetshëm, për akuzat e “Vrasjes në rrethana cilësuese” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake”.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi dy vite më parë, më 25 Tetor 2017, pas disa proceseve gjyqësore për shembjen e një muri. I pandehuri Apostol Kosta ka vrarë çiftin me armë zjarri, ndërsa nga këqyrja e vendit të ngjarjes janë gjetur edhe dy granata. Pas vrasjes Apostol Kosta tentoi të vrasë veten.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aferdita kosta aleko kosta apostol kosta gjirokaster prokuroria e gjirokastres aferdita kosta aleko kosta apostol kosta gjirokaster prokuroria e gjirokastres

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Janar 2020, 08:59

TIRANË– “Koronarvirusi” i ngjashëm me virusin “SARS” është përhapur shumë në të gjithë Kinën ku deri më tani u ka marrë jetën 4 njerëzve ndërsa ditën e dje...