Aktualitet

“Donin të më lidhnin, bërtisnin ‘ku e ke kasafortën’”, biznesmeni Laze tregon si i hynë në shtëpi dy të maskuari

22 Janar 2020, 10:52 Nga DOSJA
“Donin të më lidhnin, bërtisnin ‘ku e ke

TIRANË– Dosja.al ka zbardhur dëshminë e Petrit Lazes, biznesmenit që mbeti i plagosur pasi dy persona tentuan t’i grabisnin banesën të dielën e kaluar. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Laze ka treguar se ka parë dy të rinj të gjatë që ishin të veshur me kapotë të zezë dhe ishin të maskuar. Sipas Lazes, grabitësit përveç armëve, me të cilat plagosën atë dhe të shoqen Afërditën, kishin me vete edhe ngjitës natriban dhe ishin përpjekur ta lidhnin. Ai shton më tej se grabitësit i kishin kërkuar t’u tregonte ku kishte fshehur lekët dhe kasafortën.

Pashë dy të rinj të fgjatë që ishin të maskuar. Ata ishin të veshur me kapotë të gjatë të zezë. Dëgjova zhurmë që u hap dera dhe dola për të parë. Kishin ngjitës natriban, donin të më lidhnin.  Më thanë ‘duam lekët, Ku e keni kasafortën?” . U përleshëm dhe më qëlluan. Pastaj qëlluan dhe Afërditën. Ne ulëritëm dhe kërkuam ndihmë dhe ata u larguan me vrap,”- mësohet të jetë shprehur biznesmeni 61-vjeçar.

Tre ditë më parë në rrugën “Njazi Meka”, në zonën e njohur si Allias në Tiranë, çifti, Petrit dhe Afërdita Laze  u plagosën nga dy persona teksa ndodheshin brenda banesës së tyre. Autorët hynë në banesë për të grabitur dhe pas përballjes me familjarët qëlluan me armë.  Gjendja e 61-vjeçarit që mori një plumb në bark, pas daljes nga ndërhyrja kirurgjikale është stabilizuar. Po ashtu edhe e gruas së tij, që ka një plagë në kofshë nga të shtënat e njërit prej autorëve të grabitjes. Çifti me origjinë nga Skrapari, prej 1994 ishin zhvendosur në Tiranë ku kishin hapur biznesin e tyre. Për ngjarjen në fjalë, policia ka shpallur në kërkim dy persona. I dyshuari i parë është një fqinj i tyre, ndërsa i dyti është i afërm i familjes Laze. Për këtë të fundit dyshohet se mund të ketë qenë pjesë e grupit që tentuan grabitjen. Identiteti e tyre nuk dihen ende.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aferdita laze petrit laze plagosen burre e grua ne allias aferdita laze petrit laze plagosen burre e grua ne allias

Sondazh

Poll