Po transportonte emigrantë sirianë kundrejt 1000 eurove, bie në pranga i moshuari nga Tirana
22 Janar 2020, 11:44Nga DOSJA
ELBASAN- Policia e Elbasanit ka arrestuar një 72-vjeçar, pasi u kap teksa transportonte disa emigrantë sirianë, të cilët kishin hyrë ilegalisht në kufi. Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë shtetasi me iniciale B. H., 72 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Gramsh-Cërrik u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar me mjetin e tij.
Njoftimi i policisë:
Elbasan
Goditet një tjetër rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt fitimit. Kapet duke transportuar 16 shtetas të huaj, kundrejt fitimit 450 deri në 1000 euro për person, arrestohet në flagrancë transportuesi.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, pas informacioneve të marra në rrugë operative për një shtetas që transportonte shtetas klandestinë nga vendet e treta, me qëllim dhënin ndihmë, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, organizuan punën duke bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
H., 72 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Gramsh-Cërrik u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar me mjetin e tij, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 16 shtetas sirianë e palestinezë, të cilët kishin hyrë ilegalisht në Korçë, nëpërmjet kufirit jeshil nga shtetit grek.
Ky shtetas po i transportonte kundrejt fitimit që varionte 450-1000 euro për secilin, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme në drejtim të Malit të Zi, me destinacion final një nga vendet e BE-së. Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Afërdita Laze, gruaja e biznesmenit Petrit Laze, të cilët mbetën të plagosur pas një grabitjeje me armë në shtëpinë e tyre ka rrëfyer se çfa...
BERAT- Policia e Beratit ka vënë në pranga një 25-vjeçare, pasi iu gjet lëndë narkotike në banesë, ndërsa procedohet në gjendje të lirë një person tjetë...
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur dëshminë e Petrit Lazes, biznesmenit që mbeti i plagosur pasi dy persona tentuan t’i grabisnin banesën të dielën e kaluar. Bur...
TIRANË– Në Izrael ditën e nesërme do të mbahet Forumi i Pestë Ndërkombëtar i Holokaustit, ku do të marrin pjesë 40 liderë nga e gjithë bota. Ky Forum përko...
Tiranë- Policia e Tiranës ka dhënë detaje për vrasjen në e Vilson Tafçiut në Astir. Mësohet se është shpallur në kërkim shoku i viktimës Noel Disha, i c...
GJIROKASTËR- Prokuroria e Gjirokastrës ka kërkuar burg përjetë për Apostol Kostën, i cili vrau dy vite më parë dy të afërmit e tij për një mur, Aleko dhe A...
Tiranë- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e Vilson Tafçiut, dy ditë më parë në zonën e Astirit në Tiranë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se autori i...
Tiranë- Komisioni që do të vlerësojë aplikantët për Kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit do të drejtohet nga kreu i SPAK, Arben Kraja, ndërsa dy pjesëtarët e tje...
TIRANË- Studentët i janë rikthyer ditën e sotme protestave, ashtu siç kishin paralajmëruar edhe më herët. Një student i Filologjikut u shpreh se ata...