Aktualitet

Shok me 28-vjeçarin, ishin bashkë në emigrim/ Kush është i dyshuari kryesor për vrasjen tek ‘Astiri” (EMRAT)

Policia ka shpallur në kërkim Noel Dishën për vrasjen e 28-vjeçarit Vilson Tafçiu në Tiranë. Dyshohet se shkak i ngjarjes është prishja e pazareve të drogës.
Featured image of article: Shok me 28-vjeçarin, ishin bashkë në emigrim/ Kush është i dyshuari kryesor për vrasjen tek ‘Astiri” (EMRAT) Vilson Tafçiu

Tiranë- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e Vilson Tafçiut, dy ditë më parë në zonën e Astirit në Tiranë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se autori i dyshuar i vrasjes është Noel Disha, 29-vjeç (i cili ka edhe dy identitete të tjers N. K dhe M.P), tashmë i shpallur në kërkim. Mësohet se Disha qëlloi me armë zjarri 28-vjeçarin pas një zënke me të dhe dyshohet se shkak i vrasjes është prishja e pazareve të drogës.

Për këtë ngjarje janë marrë në pyetje familjarët e Noel Dishës, të cilët kanë thënë se  Vilsonin e njihnin si shok të djalit  të tyre dhe se shkonte shpesh në shtëpinë e tyre. Po kështu ata kanë deklaruar se prej më shumë se 2 javësh mes Vilson Tafçiut dhe djalit të tyre  ka ndodhur një zënkë që ka prishur miqësinë, por nuk dinë motivin e saj. Noel Disha  është  nga Dibra e banues në Sukth. Ai ka qenë shok me viktimën dhe kanë qenë bashkë madje edhe në Francë dhe Zvicër.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 orën 20:45 të 20 janarit  u ekzekutua me armë zjarri në Astir Vilson Tafçiu Noka. 28-vjeçari ishte ulur në një lokal në këtë zonë me dy vajza në momentin që u thirr nga jashtë nga disa persona. Sapo Vilsoni kaloi pragun e lokalit u qëllua me tre plumba në gjoks nga personi e  thirri dhe mbeti i vdekur në vend. Menjëherë pas krimit, autori u largua nga vendi i ngjarjes me një automjet të llojit “Golf 6”, me ngjyrë të zezë.  28-vjeçari Vilson Tafçiu prej tre ditësh qëndronte në Tiranë, pasi kishte ardhur nga Dibra për varrimin e gjyshes, që jetonte në Institut.

J.V/Dosja.al

  • 12:57

    Si e vrau Noel Disha shokun e tij në Astir, prej ditësh ndiqte 28-vjeçarin, e ekzekutoi pas debatit para lokalit

    Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e Vilson Tafçiut, dy ditë më parë në zonën e Astirit në Tiranë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se autori i dyshuar i vrasjes Noel Disha, 29-vjeç (i cili ka edhe dy identitete të tjers N. K dhe M.P) ndodhet brenda Shqipërisë. Deri më tani nga verifikimet nuk rezulton që ai të ketë dalë jashtë territorit të Shqipërisë.

    Po kështu dyshohet ai ka ndjekur ditët e fundit viktimën, para se ai ta vriste atë dy ditë më parë. 29-vjeçari ka pasur dijeni për të gjitha lëvizjet dhe ka qenë pikërisht ai që e ka thirrur nga lokali dhe më pas qëlluar për vdekje. Dyshohet se shkak i vrasjes është prishja e pazareve të drogës.

  • 11:21

    Vrasja e Vilson Tafçiut/ Policia jep detaje: Pas zënkës shoku qëlloi me armë ndaj 28-vjeçarit

    Policia e Tiranës ka dhënë detaje për vrasjen në e Vilson Tafçiut në Astir. Mësohet se është shpallur në kërkim shoku i viktimës N.Dishi. Policia njofon se e Dishi qëlloi me armë zjarri 28-vjeçarin pas një zënke me të

    Njofimi i Policisë:

    Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, po vijojnë intensivisht punën për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të ngjarjeve të ndodhur në Allias dhe në Astir.

    Si rezultat i punës profesionale, reagimit të menjëhershëm të strukturave të Policisë dhe bërjes së një sërë veprimesh proaktive, grupi i posaçëm hetimor ka mundur të dokumentojë me prova ligjore ngjarjen e ndodhur në orët e mbrëmjes së datës 20 janar 2020 në Astir, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 29-vjeçari V. T.

    Bazuar në veprimet e kryera dhe provat e grumbulluara rezulton se si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi N. D., alias N. K., alias M.P., 29 vjeç, në orën 20:30 të mbrëmjes së datës 20 janar, në rrugën “Dhaskal Todri”, në Unazën e Re, ka qëlluar disa herë me armë zjarri duke vrarë shtetasin V. T.

    Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim policor 29-vjeçarin dhe gjatë ditës së djeshme dhe mëngjesit të sotëm ka ushtruar një sërë kontrollesh në disa ambiente dhe terrrene, ku dyshohej se mund të fshihej 29-vjecari dhe vijon punën e pandërprerë për kapjen e tij. Policia e Tiranës garanton qytetarët se është tërësisht e angazhuar për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë, si dhe fton qytetarët për të bashkëpunuar më tej, në drejtim të krijimit të një ambienti sa më të sigurt. 

Shto Koment