Aktualitet

Iu gjet kanabis në xhepin e xhupit, në pranga 25-vjeçarja nga Berati, procedohet shoku i saj

22 Janar 2020, 11:07 Nga DOSJA
Iu gjet kanabis në xhepin e xhupit, në pranga 25-vjeçarja nga

BERAT- Policia e Beratit ka vënë në pranga një 25-vjeçare, pasi iu gjet lëndë narkotike në banesë, ndërsa procedohet në gjendje  të lirë një person tjetër. Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë shtetasja me iniciale R. D., 25 vjeçe, banuese në Berat, si dhe po precedohet në gjendje të lirë shtetasi me iniciale M. D., 24 vjeç, banues në Berat. Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, të resë iu gjet në xhepin e xhupit, një sasi lënde narkotike cannabis sativa. Po ashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e saj, iu gjetën disa doza me lëndë narkotike e dyshuar heroinë dhe një qese e vogël me cannabis sativa.

Njoftimi i policisë:

Vihet në pranga 1 person dhe 1 një tjetër procedohet në gjendje të lirë në Berat pasi iu gjenden drogë të llojit marijuanë dhe heroinë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta heroinë, në kuadër të operacionit “Vëzhgimi”, në vendin e quajtur “Ypsiloni”, bënë të mundur arrestimin e shtetases R. D., 25 vjeçe, banuese në Berat, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e shërbimeve të Policisë rezultoi së drejtonte mjetin pa leje drejtimi, si dhe iu gjet në xhepin e xhupit, një sasi lënde narkotike cannabis sativa. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e saj, iu gjetën disa doza me lëndë narkotike e dyshuar heroinë dhe një qese e vogël me cannabis sativa.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet nje 25 vjeçare berat kanabis arrestohet nje 25 vjeçare berat kanabis

Sondazh

Poll