Aktualitet

Kongresi Botëror Hebraik mesazh falenderues Shqipërisë: Strehoi qindra hebrenj gjatë Holokaustit

22 Janar 2020, 10:32 Nga DOSJA
Kongresi Botëror Hebraik mesazh falenderues Shqipërisë: Strehoi

TIRANË– Në Izrael ditën e nesërme do të mbahet Forumi i Pestë Ndërkombëtar i Holokaustit, ku do të marrin pjesë 40 liderë nga e gjithë bota. Ky Forum përkon edhe me 75-vjetorin e çlirimit të kampit famëkeq të  Aushvitz-Birkenau në Poloni ku mbaheshin hebrenjtë.

Së fundmi ‘Kongresi Botëror Hebraik’, një prej organeve kryesore që përfaqëson 100 komunitete hebraike në mbarë botën, përmes një postimi në rrjetet sociale ka falenderuar Shqipërinë për mbrojtjen dhe ndihmën që u ka ofruar hebrenjve.

Krahas mesazhit për Shqipërinë është publikuar edhe një video ku sqarohen historitë e atyre viteve.

“Gjatë Holokaustit, qindra hebrenj gjetën strehë në Shqipëri, një nga vendet e pakta me shumicë myslimane të Evropës. Shqipëria ishte i vetmi vend që doli nga Holokausti me një popullsi më të madhe hebreje sesa kishte më parë.”-shkruhet në postim.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet hebrenjte ne shqiperi izrael kongresi botëror hebraik hebrenjte ne shqiperi izrael kongresi botëror hebraik

Sondazh

Poll