Politike

"Përveç Qorit që është majtas, të tjerët janë njësoj"/ Berisha komenton partitë e reja në zgjedhje: U krijuan për të prishur punë, janë kundër rotacionit

I ftuar në emisionin " Debat" në A2 CNN, Berisha e mbështet këtë fakt për arsyen se iu ka bërë ftesë që të bashkohen për të rrëzuar Edi Ramën, por nuk kanë pranuar.

7 Maj 2025, 22:49 Nga E. D
"Përveç Qorit që është majtas, të
Sali Berisha

TIRANË- Kreydemokrati Sali Berisha ka komentuar partitë e reja që marrin pjesë në këto zgjedhje, për të cilat thotë se janë krijuar thjesht për t’i prishur punë opozitës. I ftuar në emisionin " Debat" në A2 CNN, Berisha e mbështet këtë fakt për arsyen se iu ka bërë ftesë që të bashkohen për të rrëzuar Edi Ramën, por nuk kanë pranuar. Ai gjithashtu tha se përveç Arlind Qorit që është majtas, të tjerët janë njësoj. 

“Politikanët e rinj kanë një verbëri. Si opozitë e opozitës t’i bëhesh krah i qeverisë. Të krahasosh qeverinë me opozitën krahason të pakrahasueshëm. Këta që thonë që nuk janë të majtë këta kanë dokumente ndërkombëtare që i detyrojnë t’u qëndrojnë dhe bëjnë paralelizma mjerimi.

Përveç Qorit që është majtas, të tjerët janë njësoj. Ata thonë jemi kundër sistemit. Ata u krijuan për të prishur punë. Ne ju ofruam mundësinë për të bërë koalicion, ata ishin zgjedhur nga PD. Unë kalova veten time dhe i ftova, por ata nuk u lejuan të vijnë. Ata janë kundër rotacionit dhe e kanë thënë”, tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll