Politike

"Basha u dashurua me veten"/ Rama: Shembulli, se si njeriut mund t’i dhurohen të gjitha dhe t’i hedhë dhuratat në lumë

Në një intervistë për “Real Story”, Rama theksoi se është ndër personat që nuk ka fituar asnjëherë, por të gjitha gjërat i janë dhuruar dhe pavarësisht kësaj nuk ka ditur t’i vlerësojë, por i ka hedhur në lumë. 

7 Maj 2025, 21:54 Nga E. D
"Basha u dashurua me veten"/ Rama: Shembulli, se si njeriut mund
edi rama

FIER- Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer ironitë ndaj kryetarit të Koalicionit Euroatlantik Lulzim Basha, të cilin e cilësoi si shembullin e planprishjes. Në një intervistë për “Real Story”, Rama theksoi se është ndër personat që nuk ka fituar asnjëherë, por të gjitha gjërat i janë dhuruar dhe pavarësisht kësaj nuk ka ditur t’i vlerësojë, por i ka hedhur në lumë. 

Rama: Nuk e mban dot përgjegjësinë që të udhëheqë në kushtet kur duhet t’i vendosë të gjitha pa pasur të tjerë për të vendosur për të. U fik. Dhe pati një moment që i pëlqeu vetja në ekstrem. Më harroi mua dhe u mrekullua pas vetes vet. Ndoshta ngaqë kishte menduar që unë e kisha harruar përgjithmonë. Humbi dhe kam shumë frikë…Ai është një shembull i jashtëzakonshëm se si njeriut mund t’i dhurohen të gjitha dhe t’i hedhë të gjitha dhuratat në lumë.

edi rama

Sondazh

Poll