Politike

"Kudo ku t’i ketë futur Edi Rama, paratë do t’i kthejë një më një"/ Berisha: Paratë e inceneratorit do t’i gjenden, i ka marrë ai...

I ftuar në emisionin 'Debat' të Alba Alishani në A2CNN, Berisha tha se kryeministri Edi Rama do t'i kthejë të gjitha paratë kudo që t'i ketë futut. Berisha shtoi më tej se paratë e inceneratorit do të gjenden pasi i ka marrë vetëm Rama.

7 Maj 2025, 21:56 Nga M.L
"Kudo ku t’i ketë futur Edi Rama, paratë do t’i
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari I partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur sot se nuk do të ndodhë më që të zhduken 130 milion euro me inceneratore. I ftuar në emisionin 'Debat' të Alba Alishani në A2CNN, Berisha tha se kryeministri Edi Rama do t'i kthejë të gjitha paratë kudo që t'i ketë futut. Berisha shtoi më tej se paratë e inceneratorit do të gjenden pasi i ka marrë vetëm Rama.

“Së pari, nuk do të ketë më 130 milionë euro që të zhduken me inceneratorë. Inceneratori është 812 mijë pensione. Becchetti është 120 milionë euro. Po i merr që të gjitha ai. Këto bëjnë 250 milionë. Janë 21 milionë avionë taksi në dispozicion të tij, këto bëjnë 270 milionë.

Ato nuk ndodhin më, nuk përsëriten më. Nuk ndodh më që kryeministri të udhëtojë me avion taksi... Paratë e inceneratorit do t’i gjenden Edi Ramës, i ka marrë ai...  Absolutisht, kudo ku t’i ketë futur Edi Rama, paratë do t’i kthejë një më një. Se ato janë zhdukur si asnjë rast, kaq flagrant dhe aq tërësisht, në histori," tha Berisha.

sali berisha edi rama

Sondazh

Poll