Politike

Oferta e PSD? Rama: Ne nuk kemi nevojë për ofertën e askuj! Nuk jemi në garë elektorale me të tjerë

Në një intervistë në emisionin “Real Story”, Rama tha se nuk do të merrem me këto diversione lokale që i bëhen PS apo kryetarit të bashkisë në Shkodër.

7 Maj 2025, 21:51 Nga E. D
Oferta e PSD? Rama: Ne nuk kemi nevojë për ofertën e askuj! Nuk
Edi Rama

FIER- Kryeministri Edi Rama, duke folur për zgjedhejt e 11 majit u pyet edhe për deklaratat e kreut të PSD, Tom Doshit. Rama u shpreh se PS nuk ka nevojë për ofertën e askujt. Në një intervistë në emisionin “Real Story”, Rama tha se nuk do të merrem me këto diversione lokale që i bëhen PS apo kryetarit të bashkisë në Shkodër.

“Ne nuk kemi nevojë për ofertën e askujt. Jemi PS e Shqipërisë nuk jemi në garë elektorale me të tjerë, por në një sfidë me historinë. Këto të gjitha janë pjesë e gjellës së përditshme. Nuk dua të hyj fare në këtë lloj territori apo të merrem me këto diversione lokale që i bëhen PS apo kryetarit të bashkisë në Shkodër. Unë di të them vetëm që PS në Shkodër nuk ka asnjë adresë tjetër përveç PS”, tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll