Sport

Bayern fiton 'Meisterschale'-n e 34-të në shtëpi… Leverkusen barazoi në Freiburg

“Aspirinat” barazojnë 2-2 në fushën e bardhezinjve dhe i bëjnë bavarezët të gëzohen për herë të tridhjetë e katërt në historinë e tyre.

5 Maj 2025, 07:30 Nga DOSJA
Bayern fiton 'Meisterschale'-n e 34-të në

GJERMANI - Bayern Munich është kampion i Gjermanisë për herë të 34-të në historinë e tij. Pavarësisht barazimit të minutës së fundit të djeshëm kundër Leipzig, bavarezët ende mund të festojnë fitoren e tyre në Meisterschale, falë barazimit 2-2 të Bayer Leverkusen në Freiburg në javën e 32-të.

Me këtë rezultat 2-2, Freiburg ngjitet në kuotën e 52 pikëve, ndërsa Bayer Leverkusen përfundon në vendin e dytë, me 68 pikë me dy ndeshje të mbetura.

Bayern Munich pas barazimit 3-3 të shtunën ndaj RB Leipzig, është në kuotën e 76 pikëve, duke siguruar titullin e 34-t të kampionit, pas mungesës sezonin e kaluar.

Ndërkohë, Kiel bëri një lëvizje të rëndësishme në luftën për mbijetesë në Bundesligë, duke fituar 3-1 në Augsburg dhe duke shpresuar ende për play-off.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll