Sport

Jorgji vendosi drejtësinë në ndeshjen më të rëndësishme në Greqi, nuk munguan tensionet! - VIDEO

Arbitri shqiptar u bë protagonist në përmbysjen e madhe të Panathinaikos. Ai akordoi një penallti, kur luhej minuta e 58-të e ndeshjes.

5 Maj 2025, 00:33 Nga DOSJA
Jorgji vendosi drejtësinë në ndeshjen më të

GREQI - Enea Jorgjit iu besua sot një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit në Superligën greke. Gjyqtari shqiptar ndau drejtësinë në derbin mes AEK-ut dhe Panathinaikos, që u fitua nga këto të fundit me rezultatin 1-2.

Jorgji u bë protagonist në përmbysjen e madhe të Panathinaikos. Gjyqtari shqiptar akordoi një penallti, kur luhej minuta e 58-të e ndeshjes. Protesta të shumta pati nga skuadra e Thomas Strakoshës, ndërsa ky i fundit ishte në stol. Goli nga penalltia rezultoi vendimtar.

AEK është në krizë duke pësuar humbjen e disatë radhazi dhe nuk pret më shumë se pjesëmarrja në Ligën e Konferencës. Panathinaikos ndërkohë mban vendin e dytë që i dërgon në Champions.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll