Sport

VIDEO / Nuk ka fitues mes Bologna dhe Juventusit, barazim që nuk i shërben askujt!

Bologna renditet në vendin e 6-të me 62 pikë. Kur duhen edhe 3 javë nga fundi i sezonit, Juventus, Roma, Lazio dhe Bologna do rivalizojnë mes tyre për vendin e katërt, që është bileta e fundit për Champions League për sezonin e ardhshëm.

5 Maj 2025, 00:41 Nga DOSJA
VIDEO / Nuk ka fitues mes Bologna dhe Juventusit, barazim që nuk i

ITALI - Bologna dhe Juventusi janë ndarë në barazim 1-1 në sfidën e luajtur në “Renato Dall’Ara”. Bardhezinjtë e nisën shumë mirë takimin, duke gjetur golin me Khephren Thuram në minutën e 9-të.

Francezi dërgoi topin në rrjetë me një goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Juventusin. Bologna barazon shifrat 1-1 në minutën e 53-të me Freuler, pas një aksioni të gjatë. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Pas kësaj pike, Juventus rimerr vendin e katërt, por me pikë të barabarta, 63, sa Roma dhe Lazio.

Ndërsa Bologna renditet në vendin e 6-të me 62 pikë. Kur duhen edhe 3 javë nga fundi i sezonit, Juventus, Roma, Lazio dhe Bologna do rivalizojnë mes tyre për vendin e katërt, që është bileta e fundit për Champions League për sezonin e ardhshëm.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll