Sport

Kontrata e Raphinhas sjell një mbledhje të jashtëzakonshme të drejtuesve të Barçës për rinovimin!

Për më tepër, qëndrimi i tij në fushë e ka bërë atë një nga lojtarët më me ndikim në dhomat e zhveshjes. Ai u zgjodh këtë vit si një nga kapitenët e skuadrës.

4 Maj 2025, 18:56 Nga DOSJA
Kontrata e Raphinhas sjell një mbledhje të jashtëzakonshme

SPANJE - Sezoni i jashtëzakonshëm i Raphinhas ka nxitur drejtuesit e Barcelonës të fillojnë të bëjnë lëvizje. Sipas programit “Jijantes”, drejtori i klubit blaugrana, Deko, është takuar me agjentin e brazilianit për të hedhur themelet për rinovimin e kontratës.

Megjithatë, kontaktet janë ende në një fazë shumë të hershme. Barça është e kënaqur me performancën e sulmuesit të krahut. Dhe nuk është çudi. Raphinha po kalon sezonin e tij më të mirë që kur iu bashkua Barcelonës në verën e vitit 2022.

Ai është bërë një lojtar kyç për Hansi Flik në krahun e majtë. Për më tepër, qëndrimi i tij në fushë e ka bërë atë një nga lojtarët më me ndikim në dhomat e zhveshjes. Ai u zgjodh këtë vit si një nga kapitenët e skuadrës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll