Sport

ZYRTARE/ Pisa rikthehet në Serinë A pas 34 vitesh!

Edhe pse Pisa u mposht 1-0 nga Bari, ngjitja u vulos falë humbjes së rivalit më të afërt, Spezia, që u mund 2-1 nga Reggiana.

5 Maj 2025, 00:49 Nga DOSJA
ZYRTARE/ Pisa rikthehet në Serinë A pas 34 vitesh!

ITALI - Pisa do të luajë sërish në Serie A sezonin e ardhshëm, për herë të parë pas 34 vjetësh. Ekipi i drejtuar nga Filippo Inzaghi siguroi sot matematikisht rikthimin nga Serie B.

Edhe pse Pisa u mposht 1-0 nga Bari, ngjitja u vulos falë humbjes së rivalit më të afërt, Spezia, që u mund 2-1 nga Reggiana. Pisa tani ka 9 pikë më shumë se Spezia, ndërsa kanë mbetur vetëm dy xhiro deri në fund të kampionatit.

Pisa do t’i bashkohet Sassuolos sezonin e ardhshëm në elitë, pasi kjo e fundit kishte siguruar rikthimin në Serie A në mes të prillit. Spezia, ndërkohë, do të luajë në fazën ‘play-off’ për vendin e fundit që siguron promovimin.

Filippo Inzaghi, ish-sulmuesi i Milanit dhe Juventusit, po udhëheq Pisën në moshën 51-vjeçare. Ndërsa vëllai i tij më i vogël, Simone Inzaghi (49), është trajneri i kampionit aktual të Italisë, Interit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll