Sport

Zyrtarizohet ekipi i parë i Serisë A që zbret një kategori më poshtë!

Atalanta ka mposhtur Monzën me rezultatin 0-4. Skuadra e Gasperinit nuk diskutoi për asnjë moment fitoren, duke shënuar nga dy gola për secilën pjesë.

4 Maj 2025, 18:02 Nga DOSJA
Zyrtarizohet ekipi i parë i Serisë A që zbret një kategori

ITALI - Atalanta ka mposhtur Monzën me rezultatin 0-4. Skuadra e Gasperinit nuk diskutoi për asnjë moment fitoren, duke shënuar nga dy gola për secilën pjesë.

De Ketelaere plotësoi dopjetën personale që në pjesën e parë. Më pas Lukman dhe Breshianini vulosën fatet e takimit me golat e tyre në të dytën.

Gjimshiti luajti deri në minutën e 76-të. Më pas vendin e tij e mori Kuadrado. Atalanta mbeten në vendin e tretë, që të dërgon në zonën Champions. Në anën tjetër Monza bie zyrtarisht nga Seria A.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll