Sport

VIDEO / Tirana me fat, Pogradeci i "dhuron" Superligën!

Një gjuajtje e Zharmuni u devijua në portën e vet nga Hysenallari, duke i dorëzuar Tiranës fitoren minimale që i mundësoi qëndrimin në elitë edhe në edicionin e ardhshëm.

4 Maj 2025, 20:35 Nga DOSJA
VIDEO / Tirana me fat, Pogradeci i "dhuron" Superligën!

ELBASAN - Tirana ka siguruar qëndrimin në Superiore pasi ka mundur në “play-out” Pogradecin me rezultatin minimal 1-0 në ndeshjen e luajtur sot në “Elbasan Arena”.

Bardheblutë ishin dukshëm favoritë për suksesin ndaj skuadrës së Kategorisë së Parë, por liqenorët në fraksionin e parë të lojës vunë disa herë në vështirësi portën e Selmanit.

Ndërsa kryeqytetasit krijuan më shumë e në fund panë edhe t’i anulohej një gol.

Në fraksionin e dytë të lojës, në fushë ishte praktikisht vetëm Tirana, e cila krijoi volum loje përballë Pogradecit të tërhequr në mbrojtje, në pritje të ndonjë kundërsulmi.

Trysnia e bardhebluve dha frytet e saj vetëm në minutën e fundit, kur një gjuajtje e Zharmuni u devijua në portën e vet nga Hysenallari, duke i dorëzuar Tiranës fitoren minimale që i mundësoi qëndrimin në elitë edhe në edicionin e ardhshëm.


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll