Sport

FINAL FOUR / Vllaznia shkon në finale, eliminon Dinamon!

Shkodranët fituan 2-1 dhe sigurojnë biletën për finalen e madhe, aty ku do përballen me fituesin e gjysmëfinales tjetër Egnatia-Partizani.

5 Maj 2025, 00:28 Nga DOSJA
FINAL FOUR / Vllaznia shkon në finale, eliminon Dinamon!

TIRANE - Në “Arenën Kombëtare” u luajt gjysmëfinalja e parë për “Final Four” mes Vllaznisë dhe Dinamos, ku shkodranët fituan 2-1 dhe sigurojnë biletën për finalen e madhe, aty ku do përballen me fituesin e gjysmëfinales tjetër Egnatia-Partizani.

Përsa i përket ndeshjes, në minutën e 28-të, pas goditjes së këndit nga Esat Mala, topi prek dorën e Peter Itodo Mandela, arbitri kryesor i takimit, Eldorjan Hamiti, nuk ka dyshime dhe vendos për penallti.

Bekim Balaj tregohet i saktë nga 11-metrat dhe kalon Vllazninë në avantazh. Ndërkohë që në minutën e 36-të përsëritet e njëjta skenë, Meksi prek me dorë brenda zonës topin dhe arbitri jep sërish penallti. Topin e merr Bekim Balaj, që shënoi golin e dytë personal dhe po të dytin për Vllazninë.

Pjesa e parë e gjitha e dominuar nga Vllaznia, mbyllet 2-0.  “Blutë” e nisën mjaft mirë pjesën e dytë, duke gjetur golin me Peter Itodo Mandela në minutën 50-të, pas asistit shumë të bukur të Lorenco Vila. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Vllaznia fiton 2-1 dhe shkon në finalen e madhe për titullin kampion të këtij sezoni.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll