Politike

“Të anulohet tenderi që iu dha gruas së Kajmakut”, PD akuza Ramës: E mbrojte, ish-kreu i Bashkisë Vorë e ka vendin në

20 Janar 2020, 15:33 Nga DOSJA
“Të anulohet tenderi që iu dha gruas së Kajmakut”, PD

TIRANË- Partia Demokratike me anë të Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi, ka reaguar pas zbulimit të tenderit të dhënë nga Ministria e Brendshme për gruan e ish-kreut të Bashkisë Vorë, Agim Kajmakut, që prej muajsh është në kërkim.

Në një reagim në Facebook, Bardhi shkruan se Edi Rama ka mbrojtur Agim Kajmakun, dhe i ka dhënë tender kur ka qenë në kërkim. Më tej shton se tenderi duhet anuluar dhe ish-kreu i Bashkisë Vorë duhet të shkojë në burg.

“Faktet janë të pakundërshtueshme: 1. PD publikoi në Gusht 2019 dokumenta se Agim Kajmaku i Vorës rezulton i dënuar në Greqi, por Edi Rama e mbrojti. 2. Denoncimi i Partisë Demokratike u faktua i vërtetë, por Edi Rama nuk e shkarkoi.  3. Drejtësia kërkoi arrestimin, por Agim Kajmaku u lajmërua më parë dhe u lejua të arratiset.  4. Agim Kajmaku u arratis në nëntor 2019, por Edi Rama i dha në janar 2020 tender 57 milionë lekë.

Duke i dhënë miliona lekë një personi në arrati, që ai e emëroi kryebashkiak të Vorës dhe nuk guxoi ta shkarkonte, Edi Rama dëshmon, në mënyrë të përsëritur, se e vetmja gjë që di të bëjë është të palçkisë paratë e shqiptarëve me ca kriminelë, oligarkë dhe të korruptuar.  Ky tender kriminal duhet anulluar! Paratë e shqiptarëve nuk mund t’i marrë një i arratisur që e ka vendin në burg!”, shkruan Bardhi.

Agim Kajmaku i shpallur në kërkim nga të gjitha autoritetet shtetërore, ka përfituar tender nga Ministria e Brendshme përmes bashkëshortes së tij. Dosja.al zbulon se është institucioni që e ka shpallur në kërkim Kajmakun, ai që i jep atij një tender që mban datën 20 janar 2020. Tenderi me vlerë 6 milionë lekë, është dhënë Kajmakut për të gjelbëruar një sipërfaqe brenda Kampusit Universitar në QSUT.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agim kajmaku gazment bardhi tenderat e agim kajmakut agim kajmaku gazment bardhi tenderat e agim kajmakut

Sondazh

Poll

Politike 20 Janar 2020, 12:31

TIRANË– Edi Paloka nënkryetar i PD-së dhe ish- kryetar i Kuvendit shpreh shqetësimin se vendi tashmë është në një krizë totale; politike, ekonomike e socia...