Politike

Rama nis rrugëtimin si president i OSBE nga Ukraina: S’premtoj dot mrekulli, uroj të kemi armëpushim

20 Janar 2020, 07:31 Nga DOSJA
Rama nis rrugëtimin si president i OSBE nga Ukraina: S’premtoj dot

UKRAINË– Kryeministri Edi Rama ka nisur sot rrugëtimin 1-vjeçar si president i OSBE nga Kievi, ku zhvilloi vizitën e parë zyrtare. Si president i OSBE e jo si kryeministër i Shqipërisë, Rama ka takuar ministrin e Jashtëm, Vadym Prystaiko, kryeministrin Oleksiy Honcharuk, si dhe presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Në takimin që pati me Vadym Prystaiko, Rama u shpreh se është besimplotë për të arritur një armë-pushim, në mënyrë që të mos preken më njerëz të pafajshëm nga konflikti mes Ukrainës dhe Rusisë. Ndërkohë, shtoi se nuk premton dot mrekulli gjatë drejtimit të tij.

 

“Kiev, Ukrainë: Ditë takimesh me autoritetet e larta të vendit në cilësinë e Kryetarit në Detyrë të OSBE – Në Ministrinë e Punëve të Jashtme, me ministrin Vadym Prystaiko”, njoftoi Rama në Facebook, ndërkohë që mësohet se në fokus të takimeve është forcimi i bashkëpunimit mes OSBE dhe Ukrainës.

Pak ditë më parë Shqipëria mori zyrtarisht kryesimin e OSBE-së. Përveç ministrit të Jashtëm në detyrë,Gent Cakaj, i pranishëm në Vjenë ishte edhe kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama, i cili e cilësoi këtë si moment historik dhe inspriues për vendin. Kryeministri tha se ndihet krenar.

(a.m;f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dmytro razumkov edi rama edi rama ne ukraine presidenca e osbe rama ne ukraine volodymyr zelensky dmytro razumkov edi rama edi rama ne ukraine presidenca e osbe rama ne ukraine volodymyr zelensky

Sondazh

Poll