Politike

Sot mblidhet sesioni i ri parlamentar, zbulohen 2 kërkesat e opozitës

20 Janar 2020, 09:52 Nga DOSJA
Sot mblidhet sesioni i ri parlamentar, zbulohen 2 kërkesat e opozitës

TIRANË– Sot do të nisë sesioni i ri parlamentar për vitin 2020, ndërsa mësohet se në orën 10:00 do të mblidhet paraprakisht konferenca e kryetarëve.Burime bëjnë me dije se në rendin e ditës së konferencës së kryetarëve janë 2 kërkesa të opozitës parlamentare, pasi 9 deputetë të opozitës kanë depozituar në kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit të Posacëm për mbikëqyrjen e shpërndarjes së çdo dëmshpërblimi të ish të dënuarve politikë gjatë regjimit komunist.

Ndërkohë, 7 deputetë të opozitës kërkojnë ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Ndërtimin, e firmosur po të njëjtët. Kjo kërkesë vjen pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit, për përgjegjshmërinë e harmonizimit të ligjshmërisë në fushën e ndërtimit.

Po sot pritet edhe të diskutohet për emrin e ri të kryetarit të Komisionit të Ekonomisë pas dorëheqjes së Arben Ahmetajt, pasi ky i fundit mori postin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin menjëherë pas situatës së krijuar në vend nga tërmeti.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dy kerkesat e opozites konferenca e kryetareve sesioni i ri parlamentuar per 2020 dy kerkesat e opozites konferenca e kryetareve sesioni i ri parlamentuar per 2020

Sondazh

Poll