Politike

Pikante nga Kievi/ Rama takon kryeministrin ukrainas, grupin nuk e nxë ashensori, si ul kokën kryeministri teksa hyn (VD)

20 Janar 2020, 12:18 Nga DOSJA
Pikante nga Kievi/ Rama takon kryeministrin ukrainas, grupin nuk e nxë

KIEV- Një moment pikant nga vizita e kryeministrit Edi Rama në Ukrainë si President i OSBE, është edhe ky, kur kreu i shtetit bashkë me kryemistrin e Ukrainës, Oleksiy Honcharuk. Në pamje, Rama përshëndetet me Honchark dhe më pas bashkë me të, por edhe me disa persona të tjerë hyn në ashensor. Ajo që bie në sy është shtatlartësia e Ramës kur hyn në ashensor, ku kryeministri ul kokën (probleme të botës së parë), por edhe fakti që të gjithë shoqëruesit nuk i nxë ashensori, dhe së “tufa” ndahet.

Kryeministri Edi Rama ka nisur sot rrugëtimin 1-vjeçar si president i OSBE nga Kievi, ku zhvilloi vizitën e parë zyrtare. Si president i OSBE e jo si kryeministër i Shqipërisë, Rama ka takuar ministrin e Jashtëm, Vadym Prystaiko, kryeministrin Oleksiy Honcharuk, si dhe presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Pak ditë më parë, vendi ynë mori për një vit presidencën e OSBE.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ne ukraine oleksiy honcharuk osbe edi rama ne ukraine oleksiy honcharuk osbe

Sondazh

Poll