Politike

Qeveria shqiptare drejt energjisë diellore, Balluku hap ankandin për park të ri fotovoltaik në Karavasta: Nuk preket laguna

20 Janar 2020, 10:53 Nga DOSJA
Qeveria shqiptare drejt energjisë diellore, Balluku hap ankandin për

TIRANË- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka njoftuar çeljen e ankandit për Parkun Fotovoltaik në parkun Divjakë-Karavasta. Në një deklaratë, Balluku parku diellor në zonën e Karavastasë, do të jetë me kapacitet energjetik 140 mega vat. 

Gjatë fjalës së saj, ministrja njoftoi nisjen e garës ndërkombëtare për investitorët e interesuar për projektin e parkut fotovoltaik të Divjakës.

“Energjia e rinovueshme është një nga temat kryesore në KE. Në panelet jashtë vendit më ndodh të tregoj për Shqipërinë, e cila është një vend i vogël dhe prodhon energji gati 100% të rinovueshme nga hidrocentralet. Prodhimi i kësaj energji të rinovueshme është varësi që ne kemi nga moti. Kemi kaluar nga një vit i thatë dhe kemi hyrë në vitin e thatë të 2020 dhe nuk mund të kemi shumë prurje. Fierza nuk ka shumë prurje, por do të shohim alternative të tjera të energjisë”, u shpreh Balluku.

Sipas informacioneve mësohet se Ministria e Energjisë, ka zgjedhur që gjysma e energjisë së prodhuar nga ky park do të shitet në tregun e lirë, ndërsa gjysma tjetër do të blihet nga qeveria për 15 vjet me një çmim tavan 55 euro për mega. Kjo skemë është një kopje identike me projektin e parkut të akërnisë që qeveria tenderoi dy vjet më parë. Parku diellor i Karavastasë është më i madhi që ka planifikuar ndonjëherë Shqipëria dhe sipas ministres Belinda Balluku ai nuk prek lagunën.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ankandi per parkun energjitik belinda balluku energjia e rinovueshme parku i ri fotovoltaik në karavasta ankandi per parkun energjitik belinda balluku energjia e rinovueshme parku i ri fotovoltaik në karavasta

Sondazh

Poll