Politike

Soreca: Shqipëria duhet të arrijë reformat për integrimin në BE, palët të dialogojnë për interesin e shqiptarëve

20 Janar 2020, 09:21 Nga DOSJA
Soreca: Shqipëria duhet të arrijë reformat për integrimin

KROACI– Ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca deklaroi se Shqipëria duhet të arrijë reformat për të arritur qëllimin, integrimin në BE. Gjatë ceremonisë për marrjen e presidencës nga Kroacia, diplomati evropian i bëri apel klasës politike se duhet dialog konstruktiv dhe gatishmëria për tu bërë bashkë për të mirën dhe interesin e të gjithë shqiptarëve.

“Duhet dialog konstruktiv dhe gatishmëria për tu bërë bashkë për të mirën dhe interesin e të gjithë shqiptarëve. Kjo është çështje kyçe thelbësore për të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Nuk kanë mbetur shumë kohë për të arritur ato gurë të tjerë kilometrikë që duhen këtë pranverë.  Do të ishte gabim për Shqipërinë në rast se nuk do të fokusohej për të bërë gjithçka që mund të bëjë Shqipëria si vend gjatë muajve në vijim për tu prezantuar plotësisht e përgatitur për pikën tjetër të takimit.

Soreca tha se përparësia për Shqipërinë duhet të jenë përpjekjet që duhen arritur për ti bindur të gjitha shtetet anëtare për rezultatet e reformave.

“Për Shqipërinë, presidenca juaj do të jetë kyçe dhe vendimtare. Pas samitit të Zagrebit, Komisioni do të miratojë raportin e saj vjetor dhe përparësia për Shqipërinë duhet të jenë përpjekjet e mëtejshme që duhen arritur për ti bindur të gjitha shtetet anëtare që do të thotë përqendrimi tek dhënia e rezultateve për reforma. Në agjendën e integrimit në BE në krye të saj duhet të jenë vazhdimësia e ngritjes së institucioneve kyçe të reja gjyqësore, por ashtu edhe Gjykata Kushtetuese, plotësisht funksionale, miratimi i ligjeve në lidhje me mbrojtjen e pakicave dhe plotësimi i reformës zgjedhore bashkë me rekomandimet e OSB/ODIHR”, u shpreh Soreca. 

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike integrimi ne be luigi soreca reforma zgjedhore integrimi ne be luigi soreca reforma zgjedhore

Sondazh

Poll