Politike

‘Bild’ fshiu lajmin për Bashën/ Balla: Gazeta ta sqarojë, s’është e para media që shkruan për lobimin

20 Janar 2020, 10:41 Nga DOSJA
‘Bild’ fshiu lajmin për Bashën/ Balla: Gazeta ta

TIRANË- Taulant Balla, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste thotë se selia rozë nuk ka asnjë qendrim për fshirjen e lajmit nga gazeta gjermane “BILD”, që denonconte kryedemokratin Lulzim Basha, se kishte marrë 650 mijë dollarë nga rusët për të lobuar kundër integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Nga Kryesia e Kuvendit, aty ku Balla pati një komunikim të shkurtër me gazetarët, ai tha se ‘Bild’ nuk ështe media e parë që shkruan për Lulzim Bashën dhe akuzat për lobim. Sipas tij, vendimi i gjykatës së Tiranës për të pushuar çështjen në ngarkim të Bashës, ka sjellë vëmendjen e ndërkombëtarëve.

Pyetje: Bild kishte një shkrim për lobimin që sipas gazetës, PD kishte lobuar me para ruse për të penguar integrimin e vendit. Ky shkrim është fshirë, a ka një qëndrim Partia Socialiste?

Taulant Balla: PS nuk ka asnjë qendrim për fshirjen, leximin, kush e ka lexuar e kush e ka kuptuar një shkrim të caktuar në media. Ka pafund media që kanë shkruar, “The Times”, “Motherjones”, për një çështje që nëse hyn në faqen e Departamentit, i ke aty të gjitha kontratat. Vëmendja është kthyer nga mediat për shkak të pandëshkueshmërisë. Gjykata i dha pandëshkueshmëri Lulzim Bashës. Janë publikuar kontratat e Lulzim Bashës, numri i pasaportës diplomatike, shumat që lobuesi thotë se i ka marrë nga PD. Për të gjitha këto, s’duhet të më pyesni mua. Është e qartë që Lulzim Basha ka gënjyer publikun. Lulzim Basha thoshte se 500 mijë dollarë i kishte mbledhur nga dashamirës, më pas thotë s’i kam paguar. Gjyqtari thotë se nuk i ka paguar.

 

Pyetje: Shkrimi është fshirë, ju e keni ripostuar dje?

Taulant Balla: Ju lutem, sqarojeni ju me gazetën. Nuk është një, janë disa media botërore që kanë shkruar për këtë çështje. Janë çështje që lidhin Gjermaninë me Evropën. Unë ripostoj në FB tim çdo shkrim që vë gishtin mbi plagë. Është në nderin e PD, dhe jo të Lulzim Bashës, që PD të shpjegojë arsyen pse emri i saj gjendet në librat dhe regjistrat e Departamentit amerikan të Drejtësisë.

Balla foli edhe për kërkesën e opozitës në parlament, për të krijuar dy komisione Parlamentare, një për dëmshpërblimet për ish-të përndjekurit, dhe tjetrin për ndihmat e tërmetit.

Taulant Balla: Kuvendi e ka një Komision, por dua të them se gjatë këtij sesioni parlamentar, Kuvendi do të adresojë shumë çështje në legjislacionin shqiptar përsa i përket ndërtimit, për t’i dalë përpara çdo problematike. Ndërkohë që lidhur me një kërkesë tjetër, ajo miratohet automatikisht pasi parashikohet në ligj. Kuvendi duhet të monitorojë zbatimin e ligjit për shpërblimin e të gjithë ish-të përndjekurve politikë.

Dje, gazeta më e madhe gjermane “BILD”, publikoi një shkrim për lobimin e Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe shumës perj 675 mijë dollarë. “Bild” shkruante se paratë u “paguan nga rusët për Nick Muzin”, dhe PD më pas i përdori për të penguar integrimin e Shqipërisë në BE. Shkrimi është fshirë sot në mëngjes, ku prej orës 08:50, artikulli nuk gjendet më në faqen e ‘BILD’, dhe gazetae nuk ka dhënë asnjë sqarim. As Partia Demokratike nuk ka reaguar për artikullin në fjalë, por është mjaftuar me disa shkrime në media pranë selisë blu, që kanë akuzuar ‘BILD’ se është blerë nga milionat e oligarkëve, ndërsa disa të tjera, shkruajnë se ishte kryeministri Edi Rama që arriti të piratonte për disa orë faqen e BILD. Por pse akuzohet Lulzim Basha? Gjykata e Tiranës, vendosi të pushonte çështjen kundër Lulzim Bashës, pasi sipas gjykatës, me argumentimin se nuk ekziston ‘fakti penal’. PD akuzohet se ka marrë një shumë parash nga rusët për të paguar lobistin amerikan Nikolas Muzin në vitin 2017, ndërkohë që sipas prokurorisë, PD nuk i ka deklaruar kurrë këto para.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bild fshin shkrimin për bashën bild shkrim për bashën lulzim basha taulant balla bild fshin shkrimin për bashën bild shkrim për bashën lulzim basha taulant balla

Sondazh

Poll