Politike

"Bufi është një kafshë që rri dhe ha miletin e vet aty, krimba, zhaba, bretkosa"/ Rama: Fiks PD-ja! Kënetën që e mbledhin 200-300 veta dhe i lënë në diell

Gjatë fjalimit të tij, Rama tha se bufi është një kafshë që rri dhe ha miletin e vet aty, krimba, zhaba, bretkosa. Rama shtoi më tej se kjo është fiks si Partia Demokratike ose këneta që mbledh 200-300 veta dhe i lënë në diell.

4 Maj 2025, 18:37 Nga M.L

"Bufi është një kafshë që rri dhe ha miletin e vet

LEZHË- Kryesocialisti Edi Rama ka zhvilluar takimin përmbyllës në qytetin e Lezhës këtë pasdite. Gjatë fjalimit të tij, Rama tha se bufi është një kafshë që rri dhe ha miletin e vet aty, krimba, zhaba, bretkosa. Rama shtoi më tej se kjo është fiks si Partia Demokratike ose këneta që mbledh 200-300 veta dhe i lënë në diell.

Rama tha gjithashtu se nuk do njerëz me personalitet por do llumin që e mban lidh pas vetes dhe që ushqen gjithë dynjanë sa herë del në rrugë

"Bufi është një kafshë që rri dhe ha miletin e vet aty. Krimba, zhaba, bretkosa. Fiks PD-ja. Ai rri dhe rri lart. Edhe sheh. Atë kënetën që e mbledhin në 200-300 veta e lejnë në diell, bufit i kanë marrë një çadër dhe bufi flet nga pema. Fiks kënetë. Edhe bufi i ha. Kush fitoi primaret në Tiranë, Elbasan, Sarandë nuk është fare nëpër lista. Dash Sulën gjel detin e Peqinit, fitoi primaret nuk e sheh fare.

Atë nuk e ha dot bufi se është gjel. Bufi nuk do njerëz me personalitet. Nuk do insekte që mund të bëhen flutura. Bufi do llumin që e mban lidh pas vetes dhe që ushqen gjithë dynjanë sa herë del në rrugë. Ishte sot në Tropojë. Nga gjithë veriu, kush është zona më e pafinancuar deri sa erdhëm ne. Ai flet veriu, veriu. Gjithë investimet në veri nga unë dhe PS, nuk bëjnë sa janë bërë në këtë periudhë. E dini kush është zona ku nuk ka investuar asgjë? Tropoja. Tropoja kur kam vajtur, siç ishte kur kam qenë student. S’kishte asgjë," tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll