Politike

"Partitë e reja që të re kanë vetëm moshën"/ Rama: Janë me interesa të vogla njerëzish me gojën e madhe! E bëjnë nga inati për partitë e mëdha

Gjatë fjalimit të tij, Rama tha se kush hedh vota pas pastive të reja nuk po hedh vota për të realizuar diçka por e bëjnë për iant të partive të mëdha. Rama shtoi se partitë e reja janë me interesa të vogla njerëzish me gojën e madhe.

4 Maj 2025, 18:24 Nga M.L
"Partitë e reja që të re kanë vetëm
Edi Rama

LEZHË- Kryesocialisti Edi Rama ka mbajtur këtë pasdite takimin përmbyllës në qytetin e Lezhës. Gjatë fjalimit të tij, Rama tha se kush hedh vota pas pastive të reja nuk po hedh vota për të realizuar diçka por e bëjnë për iant të partive të mëdha. Rama shtoi se partitë e reja janë me interesa të vogla njerëzish me gojën e madhe.

Kryeministri tha gjithashtu se do të vijë gjithë Europa këtu në 16 maj, tek këmbët e Skënderbeut.

"Kush hedh vota pas atyre partive të reja që të re kanë vetëm moshën, nuk po hedh vota për të realizuar diçka, e bëjnë nga inati për partitë e mëdha, po ai Agron Shehaj një ballist është po kur je mes bufit thua hajde t'ja japim këtij. Partitë e vogla janë me interesa të vogla njerëzish me gojën e madhe, s’është çështje inati me ua dhe me ne. Shqipëria duhet të ulet në negociata, e kemi ulur ne dhe do ti mbyllim ne. Thonë ca pse se bënë bufi, e imagjinoni ju ti coni bufin atyre në Europë se çfarë bëhet. Do vijë gjithë Europa këtu në 16 maj, tek këmbët e Skënderbeut," tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll