Politike

“Ishte merakosur Saliu për Lamborghinin e Noizy-t”/ Manja- Berishës: Ku ka më mirë se të përurohet rruga me atë makinë, të blerë me talentin e këtij djali

Manja krah reperit tha se tha se Saliu e kishte merak që këndohej kënga e Hajredin Pashës dhe se Noizy kishte ardhur me Lamborghini.

4 Maj 2025, 17:36 Nga E. D
“Ishte merakosur Saliu për Lamborghinin e Noizy-t”/ Manja-
Ulsi Manja dhe Noizy

LEZHË- Ministri i Drejtësisë dhe drejtuesi politik i PS në qarkun e Lezhës, Ulsi Manja, gjatë takimit me qytetarët, iu përgjigj me ironi kritikave të Kryedemokratit Sali Berishës për makinën luksoze të reperit Noizy, të cilën ky i fundit e përdori në inaugurimin e rrugës së Arbrit.

Manja krah reperit tha se tha se Saliu e kishte merak që këndohej kënga e Hajredin Pashës dhe se Noizy kishte ardhur me Lamborghini. Gjithashtu sipas Ministrit të Drejtësisë më në fund u përmbush një ëndërr shekullore e Dibrës për tu lidhur me Tiranën.

“E kishte merak Saliu që këndohej kënga e Hajredin Pashës dhe se Noizy kishte ardhur me Lamborghini. Por sot dua të them se më në fund u përmbush një ëndërr shekullore e Dibrës për t’u lidhur me Tiranën. Dhe ku ka më mirë se ky përurim të bëhet me një Lamborghini, të blerë me talentin e këtij djali,” u shpreh Manja.

ulsi manja

Sondazh

Poll