Politike

‘Në politikë luftë brezash’/ Tedi Mula flet për politikanët e vjetër: Nuk i hapin krahun, flasin për rininë dhe nuk janë të ri

Ndërkohë që ka theksuar se politikanët e vjetër duhet t'i hapin krahun të rinjëve dhe të investojnë në ta.  

4 Maj 2025, 16:23 Nga I.A
‘Në politikë luftë brezash’/ Tedi Mula flet për
Tedi Mula

TIRANË- Kandidati i Partisë Social-Demokrate për Tiranën, Tedi Mula ka folur për mundësitë që kanë të rinjtë në politikë. Në podcastin "N'Mes Jush", Mula theksoi se aktualisht në politikën shqiptare po bëhet një luftë brezash. Ndërkohë që ka theksuar se politikanët e vjetër duhet t'i hapin krahun të rinjëve dhe të investojnë në ta.  

"Eshte pjesa e rinisë. është pjesa më aktive. Janë ato njerëz që duan të nisin jetën, të krijojnë një familje, të blejnë një shtëpi, të kenë një punë të mirë dhe mos ta lëshojnë vendin tonë. Edhe në politikë i shikoj pak a shumë si një luftë brezash, si një luftë idesh. Brezi që ka qenë në politikë 28 vite dhe nuk ia hap krahun brezit të ri. Nuk investojnë te rinia. Janë po ato njërez që flasin prap për rininë, ndërkohë që vetë nuk janë më të rinjë. Në vend që të investojnë për një nipin e vetë, për një mikun e vetë, prap vazhdojnë vetë aty ku janë," tha Mula. 

tedi mula

Sondazh

Poll