Politike

"Petalet e PS-së"/ Tedi Mula: Ai u bë meme. Të rinjtë te partitë e mëdha i thurin lavde kryetarit 

Në podcastin "N'Mes Jush", Mula mori shembull të riun që në asamblenë e PS-së u bë meme, pasi e quajti vetën petalet e trandafilit socialist.

4 Maj 2025, 16:44 Nga I.A
"Petalet e PS-së"/ Tedi Mula: Ai u bë meme. Të
Tedi Mula

TIRANË- Kandidati i Partisë Social-Demokrate për Tiranën, Tedi Mula ka folur për mundësitë që kanë të rinjtë në politikë dhe ndryshimin mes të rinjëve në partitë e mëdha dhe të vogla. Në podcastin "N'Mes Jush", Mula mori shembull të riun që në asamblenë e PS-së u bë meme, pasi e quajti vetën petalet e trandafilit socialist. Teksa po komentonte këtë rast, Mula deklaroi se të rinjtë në partitë e mëdha nuk promovohen dot ndryshe, nëse nuk i thurin lavde kryetarit të tyre. 

"Ai u bo meme tani, mos ta përmendim më. Ato kanë kriteret e veta, për të promovuar, për t'i bërë lavde kryetarit. Ndryshe nga partia jonë, që kryetari neve na ka hapur një dritare, që në të promovojmë veten dhe idetë tona. Ky është ndryshimi jonë me partitë e mëdha dhe kjo është vetën falë kryetarit tonë, zotit Tom Doshi, i cili pakompomis ka ndihmuar çdo kandidatë. Dhe po ta shikosh në listën tonë ka vetëm djem dhe vajza të reja, të cilët dalim edhe nëpër media, flasin lirshëm ato idetë e tyre, gjithmonë duke u bazuar në programin politik që ne kemi. Se duhet të jemi në shtyllën tonë, se s'mund të lëvizim nga programi. Në për këtë program po votohemi, për këtë po na besojnë njerëzit. Ne nuk duhet t'i tradhtojmë njerëzit tonë dhe duhet t'i përshtatemi programit tonë. Por siç e thash kriteri i këtyre të rinjëve për partitë e mëdha është duke i thurur lavde vetëm kryetarit. Ndryshe po nuk i thure lavde ato nuk promovohen dot," tha Mula. 

tedi mula

Sondazh

Poll