Politike

"Magjia nuk po funksionon, Latifi nuk dihet nga është"/ Rama ironizon Berishën: Më 13 maj bufi do thotë vjedhja më madhështore në historinë e Shqipërisë

Gjatë fjalës së tij Rama tha me ironi se udhëheqësi i fushatës së PD-së Chris LaCivita është zhdukur dhe magjia që premtoi nuk po funksionon.

4 Maj 2025, 18:06 Nga E. D
"Magjia nuk po funksionon, Latifi nuk dihet nga është"/ Rama
Edi Rama

LEZHË- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit në Lezhë nuk la pa ironizuar as Kryedemokratin Sali Berisha. Gjatë fjalës së tij Rama tha me ironi se udhëheqësi i fushatës së PD-së Chris LaCivita është zhdukur dhe magjia që premtoi nuk po funksionon. Kryeministri gjithashtu tha se Berisha më 11 maj, do thotë fitore madhështore dhe pas dy ditësh vjedhja më madhështore. 

"Noizy ka bërë album këngësh, po bufi çka bërë që të japë 6 mln atje në Amerikë që të heqi matrikullimin te veshi. I mori Latifi gjitha to lekë, se do i bënte magji. Latifi nuk dihet nga është. Magjia nuk po funksionon. Bufi ka filluar historinë që po afrohen vjedhjet.

Deri të premten do vazhdojë sa më i tmerruar jam unë, më 11 në darkë do thotë fitorja më madhështore e kënetës. Më 12 paradite do dali një tjetër ky Bahri Falliu jr. Fitorja në kuti numërojini me kujdes. Më 12 në darkë nuk do dali njeri. Më 13 do dali bufi, vjedhja më madhështore në historinë e Shqipërisë.

Pyetja për demokratët është çfarë do bëjnë. Çfarë do bëjnë demokratët e Lezhës? Do vijnë me ne, për të bashkuar forcat në këtë moment historike për Shqipërinë në BE? Apo do shkojnë pas bufit në gropë. Pse ky është një takim me historinë?" tha Rama.

edi ra

Sondazh

Poll