Politike

"Bufi merret me Lamborghinin e Noizyt"/ Rama nga Lezha: Ça kënge ka këndu që mori 6 milionë euro edhe i nisi për Amerikë!

Gjatë fjalimit të tij Rama tha se bufi merret me Lamborghinin e Noizyt duke shtuar pyetjen se çfarë kënge ka kënduar që nisi gjashtë milion euro për në Amerikë. Rama tha gjithashtu se Latifi mori gjithë ato para dhe nuk e di se nga është.

4 Maj 2025, 18:07 Nga M.L
"Bufi merret me Lamborghinin e Noizyt"/ Rama nga Lezha: Ça
Edi Rama

LEZHËKryeministri Edi Rama ka zhvilluar takimin elektoral përmbyllës në qytetin e Lezhës këtë pasdite. Gjatë fjalimit të tij Rama tha se bufi merret me Lamborghinin e Noizyt duke shtuar pyetjen se çfarë kënge ka kënduar që nisi gjashtë milion euro për në Amerikë. Rama tha gjithashtu se Latifi mori gjithë ato para dhe nuk e di se nga është.

Kryeministri shtoi më tej se magjia nuk po funksionon pasi bufi ka nisur historinë tani që po afrohen vjedhjet e jo zgjedhjet.

"Pa të bo ty që të vish plumb nga Tirona në qendër të Peshkopisë se le kët punë, pasi Ulsiu që kalamo merrte atë rrugën pa fund për të shku student në Tiranë për të punu në Shkodër, Lezhë e Tiranë, jo Lamborghini por traktor për të shku e merrte Tironë -Peshkopi  më shumë se Tiron- Londër, sot Noizy provoi se mund të shkohet edhe me një makinë shpejtësie të lartë jo vetëm shpejt në kohë por edhe pa ndonjë problem veshkash e nervash, pse bufi merret me Lamborghinin e Noizyt është temë tjetër, se Noizy ka bërë shumë albume, është këngëtar, po bufi ça kënge ka këndu që mori 6 milionë edhe i nisi për Amerikë për të heq nga veshi atë matrikullimin që i kanë vu atje dhe nuk e di a e hoqi a s’e hoqi, as më intereson fare, por mesa kuptoj unë tani të paktën, i mori Latifi gjithë ato lek, Latifi se di ku është, magjia s’po funksionon, bufi ka nis historinë që po afrohen vjedhjet, jo zgjedhjet," tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll