Politike

"Bufi nuk ka investuar asgjë"/ Rama: Tropojën e bëmë ne destinacion turistik! 

Rama u shpreh se Berisha nuk investoi asgjë në Tropojë gjatë qeverisjes së tij dhe shtoi se nuk ka vizion, përveç përçarjes.

4 Maj 2025, 18:32 Nga E. D
"Bufi nuk ka investuar asgjë"/ Rama: Tropojën e
Edi Rama

LEZHË- Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit në Lezhë komentoi edhe takimin e Kreydemokratiti Sali Berisha në Tropojë. Rama u shpreh se Berisha nuk investoi asgjë në Tropojë gjatë qeverisjes së tij dhe shtoi se nuk ka vizion, përveç përçarjes. Kreyministri gjithashtu theksoi se Tropojën e bëri PS destinacion turistik. 

“E dini kush është zona ku nuk ka investuar asgjë? Tropoja? Siç ka qenë kur isha unë student. Nuk kishte asgjë. Dhe i thosha unë tropojanëve, ne do e bëjmë Tropojën destinacion turistik. Shikojeni sot Tropojën? Rrugën e Valbonës, kush e bëri? Bufi? Jo, e bëmë ne. Bufi nuk ka asnjë viizon tjetër, përveç përçarjes. Ne themi, demokratët, të ndihmojnë ta thajnë atë kënetë. Ne kmei qeberisur dhe do qeverisim. Ne kemi fituar dhe do fitojmë. Në 11 maj, zhvillim dhe shpresën, jo një të rrjedhur që nuk ka asnjë shpresë”, tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll