Politike

"E krahasojnë me 50 mijë pensione!" Rama-Berishës: Lamborghini i Noizyt kushton shumë më pak se 6 mln dollarët e lobimit në SHBA

Rama tha se Lamborghini është i shtrenjtë, por sipas tij është shumë më pak se 6 milionë dollarët e paguar për lobimin e PD-së në SHBA.

4 Maj 2025, 12:44 Nga M.B
"E krahasojnë me 50 mijë pensione!" Rama-Berishës:
Edi Rama dhe Noizy

SHKODRA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Shkodër. Rama ironizoi llogaritë e opozitës duke komentuar fjalët e kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha i cili përmendi Lamborghinin e reperit Noizy. Rama tha se Lamborghini është i shtrenjtë, por sipas tij është shumë më pak se 6 milionë dollarët e paguar për lobimin e PD-së në SHBA.

“U kap me Lamborghinin e Noizyt. Dhe e krahasojnë me 50 mijë pensione. Po ju them se Lamborghini i tij kushton shumë më pak se 6 milionë dollarët se bëjnë për lobimin e “non-gratës”. Aritmetika e tyre", tha Rama.

 

 

edi rama

Sondazh

Poll