Politike

"Donte t'iu mashtronte me buf, kënetë, çyryk..."/ Berisha: Mos votoni Pashiqin shqiptar, do tradhëtoni gjakun e sakrificat e të rënëve!

Gjatë fjalimit të tij Berisha tha se kryeministri Edi Rama nuk u përball me asnjë gazatar në këto tre muaj por donte t'iu mashtronte me buf, kënetë, çyryk, zhapinj. Berisha shtoi se Rama po kërkonte që të zezat që ju ka bërë ju t’i mbulojë si hokatar, me banalitete e me tallje.

4 Maj 2025, 12:20 Nga M.L
"Donte t'iu mashtronte me buf, kënetë,
Sali Berisha

TROPOJË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme takimin përmbyllës elektoral në qytetin e Tropojës. Gjatë fjalimit të tij Berisha tha se kryeministri Edi Rama nuk u përball me asnjë gazatar në këto tre muaj por donte t'iu mashtronte me buf, kënetë, çyryk, zhapinj. Berisha shtoi se Rama po kërkonte që të zezat që ju ka bërë ju t’i mbulojë si hokatar, me banalitete e me tallje.

Berisha vazhdoi duke iu bërë thirrje qytetarëve të mos e votojnë Pashiqin shqiptar sepse nëse e bënin kanë tradhtuar gjakun e sakrificat e të rënëve.

PJESË NGA FJALIMI: 

“Mos votoni për Pashiqin shqiptar sepse keni tradhtuar gjakun e sakrificat e të rënëve. Rama nuk ka asgjë shqiptare. U ndry 3 muaj pa dalë para asnjë gazetari e donte t’ju mashtronte me buf, kënetë, çyryk, zhapinj. Kërkonte që të zezat që ju ka bërë ju t’i mbulojë si hokatar. Me banalitete, me tallje. Por kë tallte ai? Tallte qytetarin. Organizonte mbledhje si në vitet ’50 veçmas me burrat e veçmas me gratë”, tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll