4 Maj 2025, 11:50
Nga M.B
Philip Griffin
TROPOJA- Këshilltari i strategut Chris LaCivita, Philip Griffin mori pjesë sot në takimin elektoral të Partisë Demokratike në Tropojë. Griffin tha se në Amerikë, socialistët u përpoqën të shkatërrojnë Donald Trump-in duke përdorur sistemin ligjor. Ai theksoi se në Shqipëri, socialistët po përpiqen të përdorin të njëjtat marifete. Gjithashtu Griffin tha se kreyedemokrati Berisha nuk do të ndalet së luftuari për t’ia rikthyer Shqipërinë politikanëve të ndershëm dhe për ta shpëtuar nga politikanët e korruptuar dhe trafikantët e drogës.
Fjala e Philip Griffin:
Së pari, ju sjell përshëndetjet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jam këtu për t’ju thënë se Shtetet e Bashkuara e kanë shumë interes për Shqipërinë dhe për zgjedhjet që ju keni më 11 maj. Shqipëria ndodhet në një udhëkryq. Historia do të shkruajë se kush bëri çfarë gjatë këtyre zgjedhjeve. Ne bëmë histori në Amerikë në nëntor. Ndoshta keni dëgjuar diçka për këtë. Në Amerikë, socialistët u përpoqën të shkatërrojnë Donald Trump-in duke përdorur sistemin ligjor. Por Donald Trump dhe populli amerikan nuk e lanë të ndodhte.
Këtu në Shqipëri, socialistët po përpiqen të përdorin të njëjtat marifete. Dhe jam këtu për t’ju thënë se nuk do të kenë sukses as këtu. Pikërisht. Dr. Berisha nuk do të ndalet së luftuari për ju, për t’ia rikthyer Shqipërinë politikanëve të ndershëm dhe për ta shpëtuar nga politikanët e korruptuar dhe trafikantët e drogës. Dr. Berisha nuk do të ndalet së luftuari për ju, për t’ia rikthyer Shqipërinë politikanëve të ndershëm dhe për ta shpëtuar nga politikanët e korruptuar dhe trafikantët e drogës. Unë jam në politikë prej 20 vitesh.
Nuk kam njohur asnjë politikan që ka punuar më shumë se Dr. Berisha. Por ai nuk mund ta bëjë këtë i vetëm. Tani është koha që ju të bëni pjesën tuaj. Duhet të flisni me miqtë tuaj, me fqinjët, me familjen tuaj, duhet të bëni që të gjithë të dalin e të votojnë. Çdokush që është në miting tani, shikoni njëri-tjetrin në sy. Shikoni majtas-djathtas. Shikoni njëri-tjetrin në sy dhe duhet t’i bëni vetes pyetjen: A do ta bëjmë historinë së bashku? Përgjigjja ime është: Po, ne do të bëjmë histori.
philip griffin
Politike
4 Maj 2025, 11:08
M.B
Edi Rama
SHKODRA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Shkodër. Rama tha se qeveria ka 10-fishuar buxhetin p&e...
Politike
4 Maj 2025, 10:52
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i PD Sali Berisha ka shpërndarë një mesazh urgjent për drejtuesit politik të qarqeve, kryetarë...
Politike
4 Maj 2025, 10:37
M.B
Edi Rama
SHKODRA-Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Shkodër. Rama tha se sot kemi 2 blloqe pensionistësh, dh...
Politike
4 Maj 2025, 10:22
M.B
Edi Rama
SHKODRA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Shkodër. Rama ka ironizuar sërish kontrat&eu...
Politike
4 Maj 2025, 10:18
M.B
Edi Rama
SHKODRA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Shkodër. Rama tha se Shqipëria ishte shum&eum...
Politike
4 Maj 2025, 10:14
M.B
Edi Rama
SHKODRA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Shkodër. Rama tha se drejtpërdrejtë me të...
Politike
4 Maj 2025, 10:11
M.B
Edi Rama
SHKODRA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Shkodër. Rama iu përgjigj dhe akuzave të opoz...
Politike
4 Maj 2025, 09:59
M.B
Edi Rama
SHKODRA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Shkodër. Rama foli për sondazhet e shfaqura në...
Politike
4 Maj 2025, 09:50
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
KORÇA- Policia ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur mes kandidatit të Partisë Demokratike në...
Politike
4 Maj 2025, 07:39
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
KORÇA- Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Korçës Bledion Nallbanti, dhe vëllai i ...