Politike

"U shkatërrua baza industriale!" Rama në Shkodër: Sot kemi 2 blloqe pensionistësh, ky është edhe dallimi ynë me kënetën

Ai shtoi se kur morën detyrën nuk kishte sistem pensionesh dhe sipas tij, ishim i vetmi në kontinent me këtë mungesë.

4 Maj 2025, 10:37 Nga M.B
"U shkatërrua baza industriale!" Rama në Shkodër: Sot
Edi Rama

SHKODRA-Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Shkodër. Rama tha se sot kemi 2 blloqe pensionistësh, dhe ky, sipas tij, është edhe dallimi i PS-së me opozitën. Ai shtoi se kur morën detyrën nuk kishte sistem pensionesh dhe sipas tij, ishim i vetmi në kontinent me këtë mungesë.

"Sot kemi 2 blloqe pensionistësh, dhe ky është edhe dallimi ynë me kënetën dhe shëmbëlltyrës së asaj që gjërat nuk i sjell koha. Kur kemi marr detyrën nuk kishim sistem pensionesh, i vetmi në kontinent. Kishte sistem asistence, ishte vënë një tavan 24 mijë lekë. Të gjithë të tjerët ishin poshtë kësaj shume. Kjo ndodhi kur u shkatërrua baza industriale dhe u hodhën njerëz në rrugë e u quajtën pensionistë.

Por ajo që bëmë me reformën e 2014 është që vendosëm një sistem pensionesh mbi bazë sigurimesh. Kemi një bllok pensionistësh që janë para reformës dhe një bllok që është pas. Shumë pensionistë kanë pensione të ndryshme për të njëjtat kushte.

Me rritjen e bonuseve kemi arrë parasysh bazën e pensioneve, kemi bërë dy bonuse dhe duam t’i mbajmë sepse kemi projeksione të mira të rritjes të të ardhurave. Kjo nuk është zgjidhja pasi kostot do të rriten, por ne do të punojmë që t’u japim të gjithëve para 2030 një pension minimalisht 200 euro", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll