Politike

"Ç'punë ka ai nga Elbasani këtu?" Rama drejtuar shkodranëve: Ju nënvlerëson bufi se ju ka sjellë Luciano fake Pavarotti

Rama tha se kryedemokrati Berisha i nënvlerëson shkodranët sepse u ka sjellë "Luciano fake Pavarotti" nga Elbasani.

4 Maj 2025, 12:15 Nga M.B
"Ç'punë ka ai nga Elbasani këtu?" Rama drejtuar
Edi Rama

SHKODRA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Shkodër. Rama ironizoi nënkryetari e Partisë Demokratike, njëherësh drejtuesin politik të qarkut Shkodër për PD-në, Luçiano Boçin. Rama tha se kryedemokrati Berisha i nënvlerëson shkodranët sepse u ka sjellë "Luciano fake Pavarotti" nga Elbasani.

"Se ka pasur burra të ndershëm komunita, por nga ana më të poshtrit që i thtoë PD hajde se do të bëjmë primare, dhe ku dolën fituesit i mori dhe i futi në bark. I zhduku. Kaq keq ka rënë pazari këtu në Shkodër? Kaq poshtë ka shku PD? Kaq shumë ju demokratët dhe shkodranët e mëdhenj iu nënvlerëson bufi sa iu ka sjellë Luciano fake Pavarotti këtu në krye të listës? Por Lucianon Pavarottin të vërtetin Shkodra e ka dëgjuar msheftas.

Tani sjell Lucianon nga Elbasani. Ç'punë ka ai këtu? Do të drejtojë Shkodrën? Kaq pa mend e pa tru as me drejtuar shtëpinë tuaj iu mendon bufi juve demokratëve të Shkodrës. Kaq çyryk ju di bufi ju, që s’keni një njeri t’ju drejtojë por ju sjell Luciano fake Bavarotin qëe e fitoi Elbasanin para 4 vitesh dhe doli dhe thoshte na e vodhi elektronika votat", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll