Politike

"Kishim një ushtri dordolecësh!" Rama në Shkodër: Sot ia kemi kaluar Serbisë, kemi 10-fishuar buxhetin për mbrojtjen

Rama tha se qeveria ka 10-fishuar buxhetin për mbrojtjen, duke theksuar se Shqipëria ka kaluar një transformim të madh nga ushtria e keqpaguar dhe e keqpajisur që trashëgoi, në një forcë moderne dhe më të mirëpaguar se ajo e Serbisë.

4 Maj 2025, 11:08 Nga M.B
"Kishim një ushtri dordolecësh!" Rama në Shkodër:
Edi Rama

SHKODRA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Shkodër. Rama tha se qeveria ka 10-fishuar buxhetin për mbrojtjen, duke theksuar se Shqipëria ka kaluar një transformim të madh nga ushtria e keqpaguar dhe e keqpajisur që trashëgoi, në një forcë moderne dhe më të mirëpaguar se ajo e Serbisë. Ai shtoi se investimet dhe planet për forcimin e ushtrisë shqiptare janë të shumta.

“28 mln euro jepeshin për mbrojtjen, sot 10 herë më shumë. Ushtri dordolecësh më e keqpaguara në rajon, më e keqpajisura, një i korruptuar i kohës është kandidat i kënetës. Nuk është vetëm buxheti por të gjitha planet dhe investimet. Sot kemi ushtrinë më të mirëpaguar në rajon, përfshirë edhe Serbinë. Ambicia jonë është ta përafrojmë me pagesat në NATO”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll