Politike

"Shkollat nuk kishin shkumësa"/ Berisha i përgjigjet Ramës: Kishim kompjuter me internet, por i vodhi Rilindja! Betohem se nuk do të dalë nga kufiri pa u dhënë llogari shqiptarëve

Gjatë fjalimit të tij Berisha iu përgjigj kryeministrit Edi Rama për një deklaratë të bërë nga ai së fundmi ku thoshte që në vitin kur morën pushtetin pas Berishës, edhe shkumës nuk kishte nëpër shkolla. Berisha tha se në atë periushë shkollat kishin kompjuter me internet dhe vazhdoi duke akuzuar se i ka vjedhur Rilindja.

4 Maj 2025, 12:23 Nga M.L
"Shkollat nuk kishin shkumësa"/ Berisha i përgjigjet
Sali Berisha

TROPOJË-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme takimin përmbyllës elektoral në qytetin e Tropojës. Gjatë fjalimit të tij Berisha iu përgjigj kryeministrit Edi Rama për një deklaratë të bërë nga ai së fundmi ku thoshte që në vitin kur morën pushtetin pas Berishës, edhe shkumës nuk kishte nëpër shkolla. Berisha tha se në atë periushë shkollat kishin kompjuter me internet dhe vazhdoi duke akuzuar se i ka vjedhur Rilindja.

Berisha u betua se Rama nuk do të dale dot nga kufiri shqiptar pa dhënë llogari për të këqijat që u kë bërë shqiptarëve.

PJESË NGA FJALIMI: 

"Deklaroi sot se në 2013 shkollat shqiptare nuk kishin shkumësa. Kishim 26.500 kompjuter dhe kishte internet që e blinim nga sateliti. Por i vodhi Rilindja. Është njeri i cili nëse në Vlorë ia thash një të vërtetë, do të betohem para Isamil Qemalin se këtë tradhtar do ta çoj në Beograd ku e ka vendin. Këtu betohem se nuk do të dalë dot nga kufiri shqiptar pa dhënë llogari për të këqijat që u kë bërë shqiptarëve," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll