Politike

Rama ironi me kontratën e lobimit të PD-së në SHBA: Na dukej tmerr kur Lul artisti thoshte 7×7=42, tani është baraz me 6 mln

Rama ka ironizuar sërish kontratën e lobimit të PD-së në SHBA. Ai tha mes batutash se "na dukej tmerr kur Lul artisti thoshte 7×7=42, tani është baraz me 6 mln".

4 Maj 2025, 10:22 Nga M.B
Rama ironi me kontratën e lobimit të PD-së në SHBA: Na dukej
Edi Rama

SHKODRA-  Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Shkodër. Rama ka ironizuar sërish kontratën e lobimit të PD-së në SHBA. Ai tha mes batutash se "na dukej tmerr kur Lul artisti thoshte 7×7=42, tani është baraz me 6 mln".

"Për herë të parë niveli i papunësisë është nën 9%. Nuk qëndron pretendimi i tyre se është ulur pasi janë larguar njerëzit, jo është llogaritur në bazë të fuqisë punëtore. Këto janë shifrat, se jemi në hall edhe me matematikën sot. Ku thoshte Luli artisti 7×7=42 na dukej një tmerr i madh. Tani është 7×7=6 mln dhe ka edhe një x më pas sepse nuk dihet se çfarë ndodh më pas", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll