Aktualitet

Virusi misterioz që merr jetë njerëzish, ISHP qetëson shqiptarët: Nuk jemi të rrezikuar, ja masat që duhet të merrni

20 Janar 2020, 11:04 Nga DOSJA
Virusi misterioz që merr jetë njerëzish, ISHP qetëson

TIRANË– Instituti i Shëndetit Publik ka deklaruar se rreziku që Shqipëria të preket nga virusi misterioz që po përhapet me shpejtësi është i ulët. Në një reagim zyrtar, ISHP-ja shton se virusi i shfaqur së fundmi , që është mjaft i ngjashëm me Sars, nuk rrezikon të përhapet as në Shqipëri dhe as në Europë.

Virusi misterioz është shfaqur në Kinë kohët e fundit dhe po përhapet me shpejtësi të madhe duke përfshirë edhe Pekinin. Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar edhe disa rekomamndime në mënyrë që ulet ekspozimi ndaj këtij virusi.

Reagimi i ISHP-së

1) Lani duart me ujë dhe sapun, ose përdorni solucion të duarve me alkool.

2) Kur kolliteni dhe teshtini mbuloni hundën dhe gojën me shami ose me parakrah.

3) Shmangni kontaktet e afërta me çdo njeri që ka simptoma të rrufës/gripit.

4) Praktikoni rregullat bazë të higjenës gjatë gatimit.

5) Shmangni kontaktin me kafshë të gjalla.

Shfaqja e re e koronavirusit, e zbuluar në qytetin qendror të Wuhan, në Kinë  ka shkaktuar alarm për shkak të lidhjes së saj me sindromën e rëndë akute të frymëmarrjes (Sars), e cila vrau gati 650 njerëz në të gjithë territorin e Kinës dhe Hong Kongut në 2002-2003.

Koronaviruset janë familja e viruseve të cilat shkaktojnë sëmundje nga një rrufë e lehtë deri në sëmundje më të rënda si Sindroma Respiratore e Lindjes së Mesme (Middle East Respiratory Syndrome MERS) dhe Sindroma e Rëndë Respiratore Akute (Severe Acute Respiratory Syndrome SARS).

Koronavirus i ri është (nCoV) është një lloj (shtam) i ri i koronavirusit i cili nuk është identifikuar më parë tek njerëzit.

Hetimet e hollësishme në Kinë në vitin 2002 kanë zbuluar se SARS-CoV u transmetua nga macet te njerëzit, kurse në Arabinë Saudite në vitin 2012 u zbulua MERS-CoV nga devetë te njerëzit. Njihen disa koronaviruse të cilët po qarkullojnë në kafshë, por që akoma nuk kanë infektuar njerëzit. Ndërkohë që survejanca në të gjithë botën përmirësohet, ka të ngjarë që të identifikohen më shumë koronaviruse.

Simptomat varen nga virusi, por shenjat e zakonshme përfshijnë simptomat e aparatit të frymëmarrjes: ethe, kollë, gulçim dhe vështirësi në frymëmarrje. Në raste më të rënda, infeksioni mund të shkaktojë pneumoni, sindromë të rëndë respiratore akute, insuficiencë të veshkave, madje edhe vdekje.

Po, disa koronaviruse mund të trasnmetohen nga njeriu tek njeriu, zakonisht pas një kontakti të ngushtë/të afërt me një pacient të infektuar, në mjedisin e punës ose në një qendër të kujdesit shëndetësor.

Kur një sëmundje është e re, nuk ka vaksinë për të, dhe mund të duhen disa vite derisa të prodhohet një vaksinë e re.

Nuk ka një mjekim/trajtim specifik për sëmundjet e shkaktuara nga një koronavirus i ri. Megjithatë, shumë nga simptomat mund të trajtohen në varësi të gjendjes klinike të pacientit.

Rekomandimet standarde për të zvogëluar ekspozimin dhe transmetimin e një sërë sëmundjesh përfshijnë: ruajtjen e higjienës së duarve dhe të frymëmarrjes, praktikat e higjienës ushqimore, si dhe kur është e mundur shmangia e kontakteve të ngushta me çdo person që shfaq simptoma të sëmundjeve respiratore, si kollë apo teshtitje.

Po, ata mund të jenë të rrezikuar nga koronavirusi i ri, pasi personeli i kujdesit shëndetësor janë në kontakt me pacientët më shpesh sesa popullata e përgjithshme. OBSH-ja rekomandon që personeli i kujdesit shëndetësor të zbatojnë në mënyrë të vazhdueshme masat e duhura të parandalimit dhe kontrollit të infeksionit.

OBSH inkurajon të gjithë vendet të rrisin survejancën për infeksionet e rënda respiratore akute (SARI), të shikojnë me kujdes çdo model të pazakontë të këtyre infeksioneve ose pneumonisë dhe të njoftojnë OBSH-në për çdo rast të dyshuar ose konfirmuar të infeksionit me koronavirusin e ri. Vendet inkurajohen të vazhdojnë të forcojnë gatishmërinë e tyre për emergjencat shëndetësore në përputhje me Rregulloren Ndërkombëtare të Shëndetit (2005).

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet instituti i shëndetit publik shqiperi virusi i ngjashem me sars instituti i shëndetit publik shqiperi virusi i ngjashem me sars

Sondazh

Poll