Aktualitet

Anulimet e udhëtimeve të datës 19 Janar/ Aviacioni Civil njoftim të rëndësishëm: Fluturimet do të kryen sot, por me vone

20 Janar 2020, 10:42 Nga DOSJA
Anulimet e udhëtimeve të datës 19 Janar/ Aviacioni Civil njoftim

TIRANË- Të gjithë pasagjerët që u prekën nga vonesat dhe anulimet e fluturimeve të planifikuara në datën 19 Janar, për shkak të mjegullës së dendur, do t’i kryejnë të gjitha fluturimet e vonuara apo të anuluara brenda ditës së sotme, por me vonesa. Autoriteti Aviacionit Civil (AAC) fton të gjithë të interesuarit të jenë të vëmendshëm dhe të mbahen në kontakt me kompanitë ajrore përkatëse.

Njoftimi i Autoritetit te Aviacionit Civil (AAC):

Njoftim i rëndësishëm për të gjithë pasagjerët e prekur nga vonesat/anullimet e fluturimeve të datës 19 janar 2020, për shkak të motit të keq.

Njoftohen të gjithë pasagjerët e prekur nga vonesat/anullimet e fluturimeve të djeshme për/nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, se për shkak të mjegullës së dendur, kompanitë ajrore Air Albania, Alitalia, Austrian Airlines, Albaëings, Air Serbia, Blue Panorama, Pegasus dhe Ëizz Air, do t’i kryejnë të gjitha fluturimet e vonuara/anulluara brenda ditës së sotme, por me vonesa.

Pasagjerët duhet të presin udhëzimet nga kompanitë ajrore dhe të zbatojnë oraret që do të marrin prej tyre, përpara se të nisen për në aeroport.

AAC informon publikun, se ngjarje të tilla të lidhura me kushtet të pazakonta të motit janë të pranueshme në industrinë e aviacionit, ku kryesore për pasagjerin mbetet siguria në operim.

Fluturim të mbarë dhe të sigurt!

Ditën e djeshme avioni i linjës Blue Panorama”, i nisur nga Roma rreth orës 19:30, nuk u ul në aeroportin e Rinasit, kjo për shkak  të mjegullës së dendur që kishte përfshirë vendin tonë, duke bërë që të anulohej fluturimi nga Roma në Tiranë.

(a.m;f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet anulimi i udhetimeve autoriteti aviacionit civil mjegull ne tirane anulimi i udhetimeve autoriteti aviacionit civil mjegull ne tirane

Sondazh

Poll