Aktualitet

Rrëshqiti dhe theu këmbën, kjo është alpinistja që u lëndua teksa po eksploronte në malin e Tomorrit (FOTO)

20 Janar 2020, 09:34 Nga DOSJA
Rrëshqiti dhe theu këmbën, kjo është alpinistja që

TIRANË- Ladi Sulo është alpinistja, e cila u plagos ditën e djeshme në Malin e Tomorrit. Alpinistja kishte shkuar  bashkë me 3 alpinistë të tjerë për të eksploruar majën e Tomorrit, ku në një moment u plagos dhe theu këmbën. Pas tre orësh, Ministria e Mbrojtjes nisi helikopterin e Forcave Ajrore për ta transportuar drejt Spitalit të Traumës, ku  edhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Alpinistja kishte shkuar së bashku me tre alpinistë të tjerë për të eksploruar malin e Tomorrit. Ata ishin nisur mëngjesin e djeshëm për të eksploruar, por gjatë ecjes në mal, ajo rrëshqiti në një vend të thepisur dhe theu këmbën. Ndihmën e parë, alpinistja e mori nga bashkudhëtarët e saj.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ladi sulo mali i tomorrit plagoset alpinistja ne malin e tomorrit ladi sulo mali i tomorrit plagoset alpinistja ne malin e tomorrit

Sondazh

Poll