Aktualitet

‘Seriali’ Shullazi/ Shtyhet për herë të tretë gjyqi, KLGj ende s’kthen shkresë për pozicionin e dy gjyqtarëve

20 Janar 2020, 10:53 Nga DOSJA
‘Seriali’ Shullazi/ Shtyhet për herë të tretë

TIRANE- Ditën e sotme, Gjykata e Apelit kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka shtyrë gjyqin ndaj Emiljano Shullazit. Mësohet se arsyeja e kësaj shtyrjeje ishte për shkak të mungesës së njërit prej gjyqtarëve si dhe pritja e shkresave nga KLGJ për të sqaruar pozicionet e tyre. Kjo është hera e tretë që Gjykata shtyn gjyqin për grupin e Shullazit, ndërsa  shkak është bërë një kërkesë, që avokatët i kanë dërguar Këshillit të Lartë Gjyqësor. Kërkesa është dërguar që më 23 dhjetor 2019, që KLGJ të shprehet për praninë e gjyqtarëve të deleguar në këtë çështje, Artur Kalaja dhe Etleva Temo, pasi nuk janë gjyqtarë të strukturës së posaçme, të formuar vetëm pak ditë më parë. Edhe pse shkresa në KLGJ për këtë çështje ka shkuar që në 23 dhjetor 2019, akoma nuk është kthyer një përgjigje. Ndërkohë që jo më larg se dje, u dha lajmi se u dhunua nga dy persona të paidentifikuar babai i Besnik Musait, dëshmitarit që ‘groposi’ Shullazin. Edhe nuk dihet nëse kjo ngjarje ka të bëjë me Shullazin.

Akuza dhe gjyqi ndaj Shullazit

Grupi ‘Shullazi’, është dënuar më 13 nëntor 2018, me 55 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. Vendimi është apeluar nga grupi, ndërsa koka e bandës, Emiljano Shullazi është dënuar për gjobëvënie ndaj dy biznesmenëve, Ylvi Beqja në të famshmen çështje të “Hotel Vollgës” dhe Jani Zakos, me 14 vite burg.

Për katër anëtarët e tjerë të grupit, Gjykata ka dhënë 12 vite burg për Gilmando Danin, Indrit Qyqja 10 vite, Indrit Zela 10 vite dhe Blerim Shullazi 9 vite burg. Në vendimin e Gjykatës theksohej se askush nga të dënuarit nuk do të përfitojë liri me kusht. Dy akuzat e tjera, shkatërrim prone me eksploziv dhe kanosje ndaj dy pedagogëve  Mynyr Koni dhe Dhori Kule kanë rënë.

(J.V;F.G/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artur kalaja emiljano shullazi etleva temo shtyhet gjyqi ndaj shullazit artur kalaja emiljano shullazi etleva temo shtyhet gjyqi ndaj shullazit

Sondazh

Poll