Aktualitet

Mblidhet KLP, jepet ‘OK’ për stafin e Olsian Celës, 10 emrat e magjistratëve të rinj që hyjnë në Prokurorinë

20 Janar 2020, 10:03 Nga DOSJA
Mblidhet KLP, jepet ‘OK’ për stafin e Olsian Celës, 10

TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë është mbledhur sot dhe ka miratuar ditën e sotme emrat e rinj të ndihmësmagjistratëve në Prokurorinë e Përgjithshme. Në këtë seance janë të pranishëm 10 anëtarë, pasi mungon anëtari Besnik Cani. Cani përballet sot me shkallën e fundit të Vettingut, që është Kolegji i Posaçëm i Apelimit. KPA do të japë sot vendimin nëse Cani duhet të jetë më brenda sistemit të drejtësisë apo jo. Ndërkohë KLP ka vijuar duke miratuar në unanimitet, emra që i bashkohen stafit të Olsian Celës në PP për një periudhë 5-vjeçare. Kështu, Pranvera Pustina është përcaktuar si shefe kabineti.

Olsi Dado është përcaktuar si shefi i Marrëdhënieve me Jashtë në PP, por edhe postin e Drejtuesit të Sektorit të Dekriminalizimit, post ky që deri më tani, është mbajtur nga Arben Kraja. KLP ka miratuar edhe emrin e Arens Çelës, që është komanduar ndihmës- magjistrat në Prokurorisë së Përgjithshme.

Ndërkohë që KLP ka pranuar edhe dorëheqjen e kancelares së prokurorisë së Apelit Durrës, Rudina Shermadhi, sipas kësaj të fundit për arsye familje. Gjithashtu Komisioni i Vleresimit te Veprimetarise Etike dhe Profesionale  ne KLP paraqiti projekt-aktet për miratimin e relacioneve për verifikimin e pasurisë, figurës dhe integritetit si dhe kushteve të tjera ligjore të kandidatëve për t’u emëruar magjistrat Prokuror, pas diplomimit në Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2018-2019 për 10 magjistratët e rinj per secilin prej tyre kandidateve.

 

Njoftimi i KLP:

Miratohet me 10 vota pro i projektaktit për pranimin e dorëheqjes së kancelares se Prokurorisë prane Gjykates së Apelit Durres, znj. Rudina Shermadhi. Kerkesa e saj per arsye familjare.

Miratohet unanimisht projektakti për komandimin e magjistrates Pranvera Pustina si ndihmësmagjistrate ne Prokurorinë e Përgjithshme per nje periudhe 5 vjeçare duke filluar nga dt. 20.01.2020 sipas kerkeses adresuar KLP nga Prokurori i Pergjithshem.

Miratohet unanimisht  projektakti për komandimin e magjistrati Ols Dado ne pozicionin e ndihmësmagjistrati ne Prokurorinë e Përgjithshme per nje periudhe 5 vjeçare duke filluar nga dt. 20.01.2020 sipas kerkeses adresuar KLP nga Prokurori i Pergjithshem.

Miratohet unanimisht  projektakti për komandimin e magjistrati Arens Çela ne pozicionin e ndihmësmagjistrati ne Prokurorinë e Përgjithshme per nje periudhe 5 vjeçare duke filluar nga dt. 20.01.2020 sipas kerkeses adresuar KLP nga Prokurori i Pergjithshem.

Ndërsa, kandidatë për t’u emëruar magjistratë prokurorë, pas diplomimit në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2018-2019 janë: Adnan Hoxha, Alba Dhima, Aurora Hajro, Ermira Manelli, Florian Boriçi, Gjergji Ceka, Ledion Tema, Gëzim Spahiu, Pierind Çukaj dhe Xhoana Mehmetaj

(a.m;f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arens çela magjistratet e rinj mbledhja e klp ols dado pranvera pustina rudina shermadhi arens çela magjistratet e rinj mbledhja e klp ols dado pranvera pustina rudina shermadhi

Sondazh

Poll